Ku po shkon vlera e dhuratave?! - Business Magazine Albania

Ku po shkon vlera e dhuratave?!


Shkruar nga Klevisa Gjika, studente e gazetarisë, Universiteti i Tiranës

Në ditët e sotme, festat, si momente tepër reflektuese nuk konceptohen pa dhurata.

Por, dhuratat nuk janë më aspak modeste. Ato janë zëvendësuar me vlera monetare, gjë që vihet re kryesisht në raportin prind-fëmijë. Fëmijët zgjedhin vetë të blejnë gjërat që preferojnë e madje vetë ato u kërkojnë prindërve një shumë të caktuar monetare, si shlyerje ndaj përpjekjeve e rezultateve të tyre në shkollë e aktivitete të ndryshme, ku ato angazhohen.

Kartolinat, fatkeqësisht, kanë dalë nga përdorimi e janë zëvendësuar me mesazhe elektronike tepër të thjeshta e të shkurtra, gjë që tregon edhe uljen e seriozitetit në trajtimin e këtyre rasteve, ku të gjithë bashkohen e përpiqen të krijojnë një ngrohtësi familjare të munguar në përditshmëri.

Kryesisht Tirana, si kryeqytet i Republikës së Shqipërisë e me koston më të lartë të jetesës në rajon, bën që edhe qytetarët, e sidomos të rinjtë, të kërkojnë mallra e produkte të shtrenjta për t’u përshtatur në këtë vend me kosto më të lartë edhe se shumë kryeqytete në Europë.

Tani, roli dhe vendi që zë paraja, bën që egoizmi ekzistues në brendësi të çdokujt të shfaqet e të mbizotërojë jetët tona.

Në fakt, shoqëria e vërtetë është një dhuratë e çmuar për secilin prej nesh. Të gjesh e të rrish me njerëzit e duhur është rruga e drejtë nëpër të cilën ti ke vazhduar të ecësh. Dhe…, ashtu siç ka ndodhur zakonisht, e gjithë lidhja shpirtërore simbolizohet në diçka qoftë edhe modeste, por domethënëse.

Dhurata, përzgjedhja e blerja e saj, është një kënaqësi më vete, e cila rrallë e në momente të caktuara ta ofron këtë ndjenjë kamufluese, ku edhe ti vetë do të biesh.

Dhuratat, sado të vogla qofshin, të bëjnë të ndihesh unik e i rëndësishëm. Nuk ka nevojë për dhurata luksi, për dhurata që zënë një hapësirë të konsiderueshme në dhomë. Mjafton të jesh kreativ e symprehtë për të pikasur të veçantën. Mjafton një dhuratë e personalizuar për të impresionuar miqtë apo të afërmit e tu. Kwnaqwsia qw u falet atyre është e paharrueshme.

Pra, nuk ka nevojë të kërkosh dhurata në mjedise të zhytura në luks. Është dëshira, pasioni, fantazia që vihen në punë, për t’i zbukuruar ditën dikujt. Është sikur t’i dërgosh në një oaz…

Nxirre mikun, shokun tënd për pak çaste nga kjo palavi e sadizëm lodhës me egërsi të stërholluar…

Shiko veten në pasqyrë, kupto se çfarë do të doje vetë realisht e më pas përballu me botën.

Mos u trego i pagdhendur! Mos i fut të gjithë në një trastë, por kthehu në një djalosh/zonjushëz detajist/e.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0