8 frazat që njerëzit e zgjuar përdorin gjithmonë - Business Magazine Albania

8 frazat që njerëzit e zgjuar përdorin gjithmonë


Ne shpesh duam të jemi më i zgjuari i grupit. Personi që të gjithë e pyesin për çdo gjë. Eksperti.

Dhe është gjë e mirë. Shoqëria jonë i vlerëson ekspertët. Ajo i shpërblen ata. Ajo iu thotë të gjithëve se ata mund dhe duhet të jenë ekspertë… në çdo gjë.

Fatkeqësisht, ne e keqkuptojmë të qënurit ekspertë. Ne mendojmë se duhet t’i dish të gjitha, t’i bësh të gjitha që të quhesh i zgjuar.

Shumë shpejt fjalori jonë ndryshon. Ne harrojmë të falenderojmë të tjerët (sepse ne jemi Ai që i di të gjitha). Dhe ne e vlerësojmë veten si njeriu më i zgjuar.

Por nuk është kjo ajo që ekspertët e vërtetë bëjnë. Lexoni më poshtë frazat që ndërtojnë fjalorin e tyre.

Faleminderit!

Dëshironi të dini më shumë për njerëzit që iu rrethojnë? Të njiheni me idetë e tyre më të mëdha? Të fitoni besimin e tyre? Atëherë, thoni “të lutem” dhe “faleminderit”. Njerëzit nuk i dëgjojnë shpesh këto fjalë. Drejtuesit nuk i thonë ato mjaftueshëm.

Më fal!

Ndonjëherë ne gabojmë. Ndodh. Dhe kur ndodh, nuk do të thotë se ne jemi më pak të zgjuar vetëm se gabuam. Kur nuk i pranojmë dhe kur nuk kërkojmë falje për gabimet tona, atëherë po. Njerëzit e zgjuar i pranojnë gabimet. Pa hezituar dhe pa u turpëruar. Ata e përkrahin të drejtën për të bërë gabime.

E kisha gabim

Përveçse bëjmë gabime, ndonjëherë ne marrim vendime të gabuara. Shumë të gabuara. Por edhe kjo është diçka e pranueshme. Nëse friksohemi se mund të marrim vendime të gabuara, ne nuk kemi për të marr kurrë vendime. Ne nuk do të mësojmë dhe nuk do të rritemi si njerëz dhe si lider. Kuptoje: ti do të marrësh dhe vendime të gabuar. Thjesht mos i mbro ato. Pronoje se e kishe gabim dhe ec përpara.

Ti kishe të drejtë

Kjo është pjesa më e vështirë për disa njerëz. Shumë njerëz e kanë guximin të këkojnë falje, apo të pranojnë gabimin e tyre. Por t’i thuash dikujt tjetër: Ti kishe të drejtë? Epo, edhe kjo duhet thënë. Njerëzit e zgjuar e pranojnë kur dikush tjetër ka të drejtë. Të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju.

Nuk ka problem

Të thuash “nuk ka problem” i lejon njerëzit e tjerë të kenë lirinë e tyre për të gabuar dhe për të marr vendime të gabuara. Kjo tregon se dhe ata, si ju, po mësojnë dhe po rriten. T’i japësh të tjerëve të drejtën për të provuar dhe për të dështuar tregoin sa i zgjuar je ti. Këto veprime të bëjnë ty një drejtues fenomenal.

Çfarë mendon?

Ata-që-i-dinë-të-gjitha kanë përgjigje për çdo pyetje. Një zgjidhje për çdo problem. Një opinion rreth çdo subjekti. Por të jesh ai-që-i-di-të-gjitha nuk është njësoj si të jesh i zgjuar. Të pushosh për të dëgjuar mendime dhe ide të tjera është një gjykim i shëndosh. Të pranosh dhe të përkrahësh ide dhe opinione që janë më të mira se të tuat tregon inteligjencë të vërtetë.

Le të provojmë

Është e lehtë të ngecësh në analiza. Njerëzit e zgjuar bëjnë shumë kërkime për të shmangur vendimet e këqija (sa më shumë të jetë e mundur), por më pas ata lëvizin. Ata përkrahin moton: Le të provojmë. Ata e dinë se duke bërë mësohet, por edhe duke dështuar. Ata inkurajojnë dhe të tjetrët të bëjnë të njëjtën gjë.

[Asgjë]

Në rregull, kjo nuk është një frazë. Por ndonjëherë gjëja më e mirë që mund të bëni bëni është: të mos thoni asgjë. Thjesht dëgjoni. Mos ndani mendime. Mos e dominoni bisedën. Mos jepni përgjigjet. Do të bëheni më të zgjuar nëse do të dëgjoni dhe do të mësoni prej të tjerëve.

/Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0