7 thënie motivuese për të nisur javën me entuziazëm - Business Magazine Albania

7 thënie motivuese për të nisur javën me entuziazëm

thënie motivuese

Motivimi duhet të vijë nga ne së pari. Por, një mjedis pozitiv përrreth nxit motivimin dhe marrëdhëniet e mira shoqërore gjithashtu. Ne ju sjellim këtë artikull me disa thënie motivuese për t’ju nxitur që ta nisni javën sa më mbarë.

“Nëse shikoni atë që keni në jetë, gjithmonë do të keni më shumë. Nëse shikoni atë që nuk keni në jetë, nuk do të keni kurrë aq sa duhet.” – Oprah Winfrey

“Kur gjithçka duket se po shkon kundër jush, mos harroni se aeroplani ngrihet kundër erës, jo në drejtim të saj.” – Henry Ford

“Në vend që të pyesni veten se kur janë pushimet tuaja të radhës, mbase duhet të krijoni një jetë nga e cila nuk keni nevojë të arratiseni.” – Seth Godin

“Asnjëherë mos kërkoni falje që keni standarde të larta. Njerëzit që duan vërtet të jenë në jetën tuaj do të përpiqen t’i përmbushin ato.” – Ziad K. Abdelnour

Lexo: Si të dimë nëse dikush ka paguar për shenjën e kaltër në Instagram?

“Realizoni ëndrrat tuaja, ose dikush tjetër do t’ju punësojë për të realizuar të tyret.” – Farrah Grey

“Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia.” – Vincent van Gogh

“Një person i cili kurrë nuk ka bërë një gabim, nuk ka provuar asnjëherë diçka të re.” – Albert Einstein

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0