7 thënie motivuese për të nisur javën - Business Magazine Albania

7 thënie motivuese për të nisur javën

Për të filluar një javë të mbarë Businessmag.al sjell për ju 7 thënie motivuese, të përzgjedhura nga personalitete ndërkombëtare.

1. “Angazhohu me një ide. Bëje atë ide qendrën e jetës tënde—mendo për të, ëndërro për të, jeto me të. Lëre trurin, muskujt, nervat, çdo pjesë të trurit tënd, të jetë plot me atë ide, dhe çdo ide tjetër braktise. Kjo është rruga drejt suksesit.”—Swami Vivekananda.

2. “Nëse je i gatshëm të bësh më shumë se për sa paguhesh, do të vijë një ditë kur do të paguhesh më shumë se për çfarë do të bësh.”—Anonime

3. “Distanca ndërmjet çmendurisë dhe gjeniut matet vetëm nga suksesi.”—Bruce Feirstein

4. “Suksesi është të shkosh nga një dështim në një dështim tjetër pa humbur entuziazmin.”—Winston Churchill

5. “Kurdoherë që shikon një person të suksesshëm, shikon vetëm lavdinë publike, asnjëherë sakrificat private për të arritur atë.”—Vaibhav Shah

6. “Më mirë se sa të bëhesh njeri i suksesit, përpiqu të bëhesh njeri i vlerës.”—Albert Einstein

7. “Mendjet e mëdha diskutojnë për idetë; mendjet mesatare diskutojnë për ngjarjet; ato të voglat diskutojnë për njerëzit.”—Eleanor Roosvelt

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0