7 thënie motivuese nga personalitete ndërkombëtare - Business Magazine Albania

7 thënie motivuese nga personalitete ndërkombëtare

~2 minuta lexim

Për të filluar javën mbarë kemi përzgjedhur për ju 7 thënie nga emra të njohur ndërkombëtar, duke shpresuar se të paktën një prej tyre do t’ju motivojë dhe do ta ndjeni në rrugëtimin tuaj.

“Kohët e vështira nuk zgjasin kurrë, por njerëzit e vështirë po”, – Robert H. Schuller– Dale Carnegie

 “Gjërat nuk shkojnë keq dhe të thyejnë zemrën tënde që të mund të bëhesh i hidhur dhe të heqësh dorë. Ndodhin të të prishin dhe të të ndërtojnë, në mënyrë që të jesh gjithçka që kishe menduar të ishe.” – Samuel Johnson

 “Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është krijimi i saj.” – Abraham Linkoln

 “Asnjëherë mos lejoni që shanset t’ju ndalojnë të bëni atë që dini në zemrën tuaj që duhet të bëni.” – H. Jackson Brown

 “Një qëndrim pozitiv shkakton një reagim zinxhir të mendimeve, ngjarjeve dhe rezultateve pozitive. Është një katalizator dhe ndez rezultate të jashtëzakonshme”, – Wade Boggs

“Jo të gjithë mund të jenë të famshëm, por të gjithë mund të jenë të shkëlqyeshëm, sepse madhështia përcaktohet nga shërbimi.” – Martin Luther King Jr.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0