7 mënyra se si sipërmarrësit mund të arrijnë shumë gjëra brenda një afati të kufizuar - Business Magazine Albania

7 mënyra se si sipërmarrësit mund të arrijnë shumë gjëra brenda një afati të kufizuar


Kjo bën që koha të jetë sa më e reduktuar për të përmbushur të gjitha objektivat që dëshirojnë të arrijnë brenda një dite.

Sipërmarrësit përballen me të njëjtën sfidë të vështirë çdo ditë: Duket se ka gjithmonë më shumë punë për t’u bërë, sesa kohë e nevojshme për t’i realizuar ato. Lajmi i mirë është se duke qenë se të gjithë ne punojmë në bazë të një paralelizmi midis produktivitetit dhe menaxhimit kohor, ka me të vërtetë disa këshilla mjaft efektive për t’u marrë në konsideratë.

Business Mag sjell për ju 7 këshilla efektive të rekomanduara nga ekspertë të fushës së biznesit:

  1. Grupojini detyrat e ngjashme

Ndjekja e një rutine të caktuar të ndihmon me të vërtetë shumë në realizimin e një liste të detyrave të synuara. Erica Duran, eksperte mbi biznesin dhe produktivitetin sugjeron grupimin e detyrave të ngjashme si: dërgimi i email-eve, menaxhimi i rrjeteve sociale dhe telefonatat, të realizohen në pjesë të veçanta kohore.

Nëse  ndërprisni atë çka jeni duke bërë dhe filloni të bëni gjëra të tjera, të ndryshme nga ato me të cilat po merreshit, atëherë ju e humbisni fillin e punës suaj“, shprehet ajo.

  1. Në fillim të ditës, ezauroni detyrën më të vështirë

Mark Tëain thoshte: “Nëse e nisni ditën duke “ngrënë bretkosën” si gjënë e parë, asgjë tjetër nuk do duket aq keq në vijimësi të ditës”, vë në dukje Anne Grady, sipërmarrëse dhe eksperte në fushën e transformimit personal dhe organizativ.

Pra, çdo mëngjes, përpara se të kontrolloni rrjetet sociale dhe të lexoni email-et, përmbushni detyrën tuaj më të vështirë (me pak fjalë,”hani” bretkosën)”, shprehet Anne.

Edhe pse ndoshta nuk e ezauroni plotësisht këtë detyrë, ju e nisni ditën me një sukses të vogël, por mjaft produktiv. Kjo mund të cilësohet si çelësi juaj i suksesit në aspektin e menaxhimit të kohës.

  1. Ndiqni kohën që shpenzoni për të kryer një detyrë: planifikoni në mënyrë empirike

Koha që ju është dashur për të realizuar një detyrë të caktuar më parë, ju ndihmon të parashikoni kohën që do t’ju duhet ta realizoni përsëri atë. David Ring, menaxher marketingu i produktit i Computer Market Research, bën gjithmonë një listë të të gjithë detyrave që i ka realizuar brenda javës.

“Në këtë mënyrë, nëse do të dëshiroja ta kryeja atë detyrë përsëri, do të kisha një ide të mirë për kohën që do më duhej t’i përkushtohesha”.

  1. Jini kërkues ndaj cilësisë, rishikoni më pak

Cilësia është gjithmonë e rëndësishme, por kur bëhet fjalë për punë rutinë dhe jokritike ndaj punonjësve të tu, lëri ata ta tregojnë veten dhe vlerat e tyre.

Nëse prodhimtaria e tyre nuk përputhet me standardin e vendosur, përtej inspektimit dhe vlerësimit të punës së tyre, mund të jetë koha për të evidentuar mundësinë e një problematike më të thellë në vendin e punës lidhur me këta individë.

  1. Fokusohuni në përpjekjet tuaja, bëjini të ditura sukseset tuaja të vogla

Bërja e shumë gjërave njëkohësisht “nuk meriton të vlerësohet me medaljen e nderit”; ka tendencë të ulë ndjenjën apo sensin tuaj ndaj arritjes së suksesit.

“Kur jeni duke kontrolluar email-et tuaja, duke iu përgjigjur një mesazhi, apo edhe duke lexuar një artikull njëherazi, do të ndiheni me të vërtetë të shpërqëndruar”. Kështu shprehet Dr.Jenny Yip, eksperte mbi ankthin dhe produktivitetin.

Përkundrazi, fokusohuni në arritje të sukseseve sado të vogla qofshin ato, sepse në këtë mënyrë ndërtoni një moment dhe përforcime pozitive, të cilat do t’ju shoqërojnë deri në përfundim të bërjes së listës suaj të detyrave.

  1. Pushime të shkurtra për të rritur produktivitetin

Sigurisht, ne nuk jemi makineri. Sidomos, kur ato bëhen një pjesë e pandashme e punës sonë, pushimet e shkurtra na ndihmojnë të rifitojmë fokusin dhe energjinë e trupit dhe mendjes. Nuk mund të japësh më të mirën tënde nëse nuk ndihesh në gjendjen tënde më të mirë.

“Nëse puna juaj e kërkon të punoni pothuaj gjatë gjithë ditës me kompjuter, bëni pushime qofshin 5 ose 10 minutëshe, sepse në këtë mënyrë ju rrisni produktivitetin tuaj dhe ulet mundësia për të bërë gabime“, shprehet Dr. Jan Yager, konsulente e menaxhimit kohor.

  1. Mendoni të bëni një listë dhe për ditën tjetër

Më në fund, kur arrin fundi i ditës, pasi keni ndjekur, zgjedhur, grupuar dhe realizuar detyrat e synuara, bëni një listë të shkurtër me 3-6 detyra të tjera kryesore për ditën e nesërme. Mundohuni të zgjidhni të bëni në fillim ato detyra që i konsideroni më të vështirat për t’u realizuar.

Inc.

Përktheu: Klea Isakaj

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0