7 fjalët që duhet t'i ndalosh nga fjalori i biznesit në 2016

7 fjalët që duhet t’i ndalosh nga fjalori i biznesit


*Artikulli u shkrua nga KIMBERLY WEISUL, editore te Inc.com, ku edhe u publikua fillimisht. 
Është vendimi më i mirë për Vitin e Ri: Stop përdorimit të zhargonit të biznesit. Ne të gjithë e bëjmë, pavarësisht faktit se konfuzon njerëzit, por e bën spikerin të duket jokreativ dhe u jep punonjësve rastin fantastik për të luajtur “bingo termash” gjatë mbledhjeve.

Nëse është e vështirë të bëni një kthesë të madhe nga ky zakon, të paktën përpiquni të ndaloni fjalët tipike të biznesit nga fjalori i biznesit dhe t’i zëvendësoni ato me fjalë të tjera më të kuptueshme. Ja cilat janë zgjedhjet e mia për zhargonin më të keq të vitit.

Ekonomi e përbashkët

Me të vërtetë? Edhe një fëmijë kopshti e kupton që nëse paraja ndryshon zotëruesin e vet, kjo nuk do të thotë se po e “shpërndani”. Kështu pra, pse duhet përdorur termi “ekonomi e përbashkët” për të përshkruar veprimin e pagesës së parave për përdorimin e përkohshëm të një produkti ose shërbimi? Kjo nuk ka të bëjë me ndarje. Kjo është qiramarrje (ose qiradhënie në varësi të palës). Është e vërtetë në fakt, “ekonomia e qiramarrjes” nuk tingëllon altruiste ose futuriste, por “ekonomia e përbashkët” me shumë mundësi nuk tingëllon ashtu siç duhet.

‘Biohakim’

Biohakim do të thotë të manipulosh një sistem biologjik për një rezultat të caktuar. Kjo është një nga më skandalozet e shumë variacioneve të pakëndshme të “hakimit,” e cila nga ana e vet është kaq e mbipërdorur saqë në themel të saj nuk ka një kuptim të mirëfilltë. Unë do ta pranoja termin “biohakim” në të vetmin rast ashtu sikurse në vitin 1890 natyralisti Alexander von Humbolt vendosi tela përcjellës në plagët e tij të hapura duke marrë shkas nga analogjia me muskujt e kfashëve të cilët mund të kontraktoheshin nëse binin në kontakt me rrymën elektrike. Të zëvendësosh petullat e ëmbla të snack-ut të pasdites me lajthi nuk ka një bazë krahasuese.

Njëbrirëshi

Nuk është faji i kapitalistes Aileen Lee, e cila e përdori për herë të parë këtë shprehje që u bë kaq irrituese. Lee me këtë term në fakt u referohej kompanive private me vlerë 1 miliardë $, duke nënkuptuar ato marrëveshje të cilat janë shumë të vështira për t’u arritur, ashtu si njëbrirëshi është krijesë mitologjike.

I/e kuruar

Nuk e di më se çfarë kuptimi ka kjo fjalë. Editorëve që prej 6-7 viteve tani u kërkohet të “kurojnë” artikujt e tyre. Por ne nukj punojmë në muzeume. Si mund të thuash “të kurojmë bisedën”? Thjesht nuk e di kuptimin e kësaj fjale.

Autentike

Përdorimi i fjalës ‘autentike’ si zhargon më trishton, sepse ‘autentike’ është një fjalë shumë e madhë, dhe zor se gjehet një zëvendësuese për të. ‘Autentike’ është po aq e thellë sa e vërteta, ndërsa ‘naive’ ose ‘e besueshme’ duket të paraqesë mungesën e ‘hollë’ të mashtrimit. Fatkeqësisht, “autentike” është shkatërruar nga marketerët dhe ekzekutivët në përpjekjen e çmendur për të rrokur gjërat artizanale kur në fakt nuk kanë prodhuar asgjë me dorë ose burime lokale. Tani, “autentike” është bërë fjala që përdoret për të pretenduar një trashëgimi të caktuar, kur në fakt bëhet fjalë për asgjë të tillë.

Yll rroku

Yjet e rrokut dalin në skenë dhe bëjnë muzikë para mijëra njerëzve. Kjo mundësisht nuk përshkruan shitësin tuaj më të mirë ose zhvilluesin që ju shpëtoi ditën. Nëqoftëse nuk vijnë në punë nga një natë e shfrenuar dëfrimesh, le të mos i quajmë më ata “yje rroku”.

Ekosistem

Për fat të keq, edhe në këtë rast kur të dëgjoni dikë të përdorë fjalën “ekosistem” folësi me mundësitë më të larta nuk do ta ketë fjalën për ngrohjen globale ose as për shëtitjen në natyrë gjatë fundjavës së fundit. Në vend të kësaj, ajo gjë për të cilën e ka fjalën është një rrjet furnitorësh dhe konkurrentësh që bashkëpunojnë ose konkurrojnë për shpërndarjen e një produkti ose shërbimi. Ka dy probleme me këtë. E para, fjala “ekosistem” është tashmë shumë e zënë. Së dyti, duke përdorur “ekosistem” në këtë kontekst biznesi implikon që ka njëfarë rregulli të natyrshëm rreth mënyrës se si ndërveprojnë aktorët në të, të cilët luajnë role të paracaktuara. Është e thjeshtë, biznesi nuk funksionon në atë mënyrë, ose përndryshe nuk do ekzistonin startupet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0