Albania's Business Generation - Kursi i Sipërmarrjes - Business Magazine Albania

Albania’s Business Generation – Kursi i Sipërmarrjes


Albania’s Business Generation është kursi i parë i sipërmarrjes në Tiranë vetëm për gjimnazistët të kthejnë idetë e tyre në kompani ose biznese të suksesshme. Kohëzgjatja e këtij kursi është 15 ditë.
Aplikantët e përzgjedhur do krijojnë skuadrat e tyre në bazë të roleve të një nisme sipërmarrjeje dhe interesave të përbashkëta. Secila skuadër do të përftojë trajtimin e duhur për nisjen e një sipërmarrjeje.

Kurrikula e përdorur është e bazuar në përvoja nga MIT Launch Clubs dhe përshtatja për mjedis real nga përvoja me Kokomo Entrepreneurs.

Të gjithë gjimnazistët e Tiranës janë të ftuar të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ABG deri më 25 Maj. ABG është një eksperiencë e vlefshme dhe për këdo me anë të përvojës së punës në grup, projekteve të pavarura, dhe aktivizimit në shoqëri.

Lista e fundit e aplikantëve fitues publikohet javën e fundit të Majit.

Në fund të kursit do shpërndahen certifikata për të gjithë pjesëmarrësit. Skuadra fituese do të përftojë mbështetje të mëtejshme për projekti e tyre.

Pagesa: 3500 Lekë

Apliko tek http://bit.do/apliko
_______________________________________________

ABG is the first entrepreneurship course in Tirana designed only for high schoolers to transform their ideas into successful startups. A session of ABG lasts 15 days.

The admitted applicants are going to form their teams according to the roles and tasks of a startup, as well as according to common fields of interest. Each team is going to get the necessary training to undergo at least the initial stages of a startup.

Albania’s Business Generation’s curricula is designated from the lessons of MIT Launch Clubs and adapted for the real needs of high schoolers from the experience with Kokomo Entrepreneurs.

Every high schooler in Tirana is more than welcome to apply until the application deadline: 25 May. ABG gives the opportunity for a very valuable experience to each participant by stimulating teamwork, independent project work, and social interaction.

The last of admission notifications are going to be announced by the last week of May.

Each participant is going to earn a certificate of participation. The winning team are going to also win further support on their startup.

Program fee: 3500 Lekë

Apply at http://bit.do/apliko

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0