6 zakone të këqija të cilat ju duhet t’i ndaloni menjëherë në mënyrë që të korrni sukses - Business Magazine Albania

6 zakone të këqija të cilat ju duhet t’i ndaloni menjëherë në mënyrë që të korrni sukses


Ndoshta, së fundmi ju jeni punësuar në punën që keni ëndërruar gjthmonë dhe jeni shumë të lumtur për këtë gjë. Ose ndoshta jeni duke kaluar momente të vështira në punën tuaj dhe shefi është duke e parë çdo punonjës me syrin kritik. Por pavarësisht në çfarë situate jeni, juve ju pëlqen puna juaj dhe do të donit ta mbanit atë. Përveç se të punoni me gjithë shpirt, të rrisni performancën tuaj dhe t’i mbani klientët dhe menaxherët tuaj të lumtur, çfarë tjetër mund të bëni?

Ju duhet të keni kujdes se çfarë thoni dhe bëni, në mënyrë që të mbani imazhin tuaj të pa cënuar. Jam i sigurt se jeni ndeshur me këtë situatë disa herë, duke u penduar për atë ç’ka keni thënë.

Një herë më ndodhi që i thashë vajzës së shefit që ajo ishte një person i keq (kisha arsyet e mia, më besoni). Ajo më çoi mesazh në darkë duke më thënë që mos të shqetësohesha të shkoja në punë të nesërmen. Edhe nëse ajo ishte apo nuk ishte një person i keq, kjo nuk kishte rëndësi sepse babai i saj ishte pronari i kompanisë dhe bëhej çfarë thoshte princesha e tij.

Mbasi u pushova nga puna dhe nisa të kërkoja për një punë të re, mora një mësim të rëndësishëm: Ti mbaj për vete mendimet dhe ndjenjat për personat që më rrethojnë.

Më poshtë po rendisim 6 gjëra që ju nuk duhet ti bëni kurrë apo të thoni në punë:

1) Mos rrini i ngulitur në një ide

Mos i bëni rezistencë ndryshimit. Teknlogjia është duke lëvizur me shpejtësi dhe ju duhet të qëndroni në majë të saj. Qëndroni i hapur për idetë e reja, sistemet apo teknologjitë e reja që do ju ndihmojnë ju të punoni më shpejt, më mirë dhe më konkurrues. Nëse do të qëndroni i mbyllur ndaj ndryshimeve, ju do t’u dukeni të tjerëve dembel dhe të vjetëruar.

2) Mos u thoni të tjerëve “S’ka problem”. Zëvëndësojeni atë me frazën “Je i mirëpritur”

Në një shoqëri ne jemi mësuar që t’u përgjigjemi fjalës “Falemnderit” me “S’ka problem”. Megjithëse duket se është një problem mjaft i vogël, ajo ndikon në impaktin që njerëzit krijojnë për ty. Kur ti i thua dkujt që “Është i mirëpritur” ose “Kënaqësia është e imja” ju jeni duke pranuar falenderimin e tyre dhe i tregoni që jeni duke e bërë punën të lumtur. Gjërat e vogla janë ato qё bëjnë diferencën.

3) Mos kini frikë të shprehni mendimin tuaj

Disa njerëz janë të turpshëm për të folur në mbledhje apo për të dhënë kontributin e tyre. Sa më e rëndësishme të jetë mbledhja, ose sa më shumë njerëz të ketë, aq më frikësuese bëhet për ta. Kjo është diçka që duhët të punoni për ta kapërcyer për t’ia dalë mbanë. Duke mos kontribuar, ju jepni një imazh që ose nuk keni diçka të vlefshme për të thënë, që jeni i turpshëm ose qё ju nuk jeni duke i kushtuar vëmendje asaj ç’ka po thuhet.

Ju do të habiteni se sa shpesh ndodh që një ide e madhe rritet gjatë mbledhjeve, kur mua as nuk më kishtë shkuar kurrë mëndja për to. Marka të reja shfaqen gjatë gjithë kohës dhe pa ndihmën e skuadrës time unë s’do të mund të bëja asgjë. Secili prej nesh ka përvoja të ndryshme në jetë, e rëndësishme është t’i ndash këto mësime me pjesën tjetër të grupit në mënyrë që të arrihet më e mira.

4) Mos thoni fjalë të këqija për bashkëpunëtorët tuaj

Thashethemet janë një pjesë e paevitueshme e jetës në zyrë. Por është më mirë që t’i rezistoni presionit për të marrë pjesë. Një rregull i mirë thotë se duhet të jesh i sigurt se çfarë do që të thuash për dikë, mund të thuhet edhe në sy të tij. Mbajeni këshillë nga ana ime, kurrë mos e ofendoni shefin tuaj apo vajzën e tij.

5) Mos i thoni dikujt “Jo” për diçka sepse ajo nuk ndodhet në përshkrimin e punës suaj

Nëse menaxheri apo shefi juaj ju kërkon të bëni diçka që është jashtë detyrave tuaja të përditshme, mos e zhgënjeni. Bëjeni atë me entuziazëm. Shanset më të mëdha janë që shefi juaj e di shumë mirë që ajo nuk është pjesë ë punës suaj të përditshme.

Askush nuk është i lumtur nëse punon me dikë me sjellje jo të mirë. A e planifikova unë të shkoja në zyrë sot dhe të bëja kafe për 10 persona? Jo, por e bëra sepse e vendosa dhe doja ta bëja. E dini se sa kohë duhet për të bërë 10 kafe me një makineri? Shumë kohë, por ato u bënë shumë të shijshme. Madje jam i sigurt që unë bëj makiaton më të mirë në Miami. Merreni këtë si një mundësi për të promovuar vlerat e tua në organizatë, dhe më e rëndësishmja, si një mundësi për të mësuar.

6) Mos u ankoni kurrë që e urreni punën tuaj

Çdokush ka ditë të këqija, kjo është e kuptueshme. Por gjithmonë duhet t’i mbani emocionet tuaja nën kontrroll. Mos e humbisni kontrrollin dhe të thoni diçka që ju nuk e mendoni. Njerëzit që ju rrethojnë do të mbajnë mend sjelljen tuaj negative. Kjo është një etiketë që ju nuk do ta donit në punë.

A e dini se çfarë është më keq se të urresh punën tënde? Të mos kesh as punë dhe as prespektiva.

 

/Shkruar nga Candice Galek dhe publikuar në Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0