6 mënyra për t'u rikthyer fuqishëm në punë pas pushimeve

6 mënyra për t’u rikthyer fuqishëm në punë pas pushimeve


Pas një periudhe të gjatë pune, ju patët mundësinë të shijoni disa ditë relaksuese. Pushimet më ushqime të veçanta, me kushte të rehatshëm, nuk do të donit që të mbaronin kurrë. Kthimi në punë është i pashmangshëm, prandaj në këtë artikull, ne ju sjelim disa këshilla se si të riktheheni fuqishëm në punë pas pushimeve tuaja.

Mos u ktheni në punë menjëherë pasi të keni mbaruar pushimet
Të gjithë ne jemi pak dembelë kur vjen fjala tek rikthimi në punë pas pushimeve. Nëse keni mundësi, shfrytëzoni dy ditë për t’u çlodhur, për të marrë veten para se të shkoni në zyrë. Edhe nëse nuk do të çlodheni, ju keni nevojë të rregulloni shtëpinë apo të kryeni disa veprime, të cilat nuk duhen anashkaluar. Por më e rëndësishmja është relaksimi. Përqendrohuni duke i dhënë kohë mendjes tuaj për t’u përshtatur. Nëse nuk e bëni këtë, do të ketë më shumë gjasa të lodheni dhe stresoheni kur të ktheheni në punë.

Lehtësoni rrugën tuaj për në punë
Një ditë para se të ktheheni në punë ose mëngjesin e kthimit në punë, merrni pak kohë për të planifikuar ditën tuaj. Bëni një listë të gjërave me gjithçka që duhet të bëni dhe jepuni përparësi gjërave që duhen të bëhen. Filloni me detyrat e vjetra që nuk i përfunduat para se të shkonit me pushime. Do t’ju japë një sens normaliteti. Përqëndrohuni në bërjen e asaj që dini të bëni dhe atë që kërkon kohën më të vogël për t’u bërë. Fillimi me detyra të vogla mund të forcojë besimin tuaj.

Lexo: Kur duhet të shkosh me pushime sipas shenjës së horoskopit

Sillni me vete një pjesë të vogël të pushimeve tuaja
Suveniret janë memorie të shkëlqyera personale që mund t’ju kujtojnë se është mirë të bëni pushim dhe të shijoni jetën. Në librin e saj, “Mitet e lumturisë”, profesorja e psikologjisë Sonja Lyubomirsky, ka zbuluar se rikujtimi i një udhëtimi, ju sjell kënaqësi të jashtëzakonshme. Ndjenjat pozitive të udhëtimit tuaj do të lejojnë që energjinë e pushimeve ta shndërroni në energji për punën tuaj.

Bashkëveproni me të tjerët edhe nëse nuk dëshironi
Disa bashkëpuntorë mund t’ju afrohen dhe të pyesin për pushimet tuaja. Rrëfimi i ekperiencës tuaj do të shkaktojë shumë alegri dhe humor tek kolegët tuaj. Ju nuk duhet të stepeni nga frika se do të duket sikur po mburreni ndaj kolegëve me eksperiencat e pushimeve tuaja. Një komunikim sa më miqësor do t’ju bëjë më të afërt me njëri-tjertin. Nëse jeni të shqetësuar se çfarë do të mendojnë njerëzit, filloni t’u bëni pyetje atyre për pushimet e tyre të ardhshme ose për një pushim të mëparshëm për të cilin ata kujtojnë. Do të habiteni se sa shumë njerëzit duan të flasin edhe për udhëtimet e tyre të kaluara. Bisedat si këto ju ndihmojnë të krijoni lidhje më të forta me bashkëpunëtorët tuaj.

Lexo: Kur është koha më e mirë e pushimeve për një sipërmarrës?

Shkoni në punë me një strategji të re
Krijoni një strategji se si do t’u drejtoheni klientëve tuaj për bashkëpunimet e ardhshme. Ndoshta keni qenë të tensionuar me një detyrë para se të shkoni me pushime sepse nuk mund ta bënit të funksiononte. Pasi të jeni larg prej saj për një kohë, mund ta shikoni atë ndryshe dhe të ofroni një perspektivë të re. Ndonjëherë ju duhet vetëm pak kohë për të marrë një hap të vogël në punën tuaj.

Bëni pushime gjatë ditës
Mos lejoni që faji t’ju detyrojë të besoni se duhet të punoni më shumë nga sa duhet sepse ishit larg. Jo vetëm ju bëtë pushime, edhe kolegët tuaj gjithashtu. Jini të sjellshëm me veten dhe mos harroni se i merituat pushimet tuaja dhe kohën e nevojshme për t’u relaksuar. Bëni një pushim prej pesë ose dhjetë minutash çdo tre orë. Mund të duket e pamundur, por do ta realizoni.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0