6 bizneset sociale më dinamike vitet e fundit në Shqipëri

6 bizneset sociale më dinamike vitet e fundit në Shqipëri



Biznesi social është një koncept ende i ri për sipërmarrës, veçanërisht në Shqipëri. Koncepti i Biznesit Social është një ndër konceptet më inovative dhe të rëndësishme në ditet tona, i cili ndikon në sferën e luftës kundër varfërisë dhe në përmirësimin e jetës së përditshme.Në një biznes social, investitorët apo pronarët mund të marrin gradualisht paratë që kanë investuar, por nuk mund të marrin asnjë dividend përtej kësaj pike. Ky lloj biznesi ka si qëllim investimin dhe arritjen e objektivave sociale përmes operimit të kompanisë dhe nuk kërkohet fitim personal nga ana e investitorëve.

Daklea Shtylla ka qenë drejtuese e shumë institucioneve të rëndësishme në vend.  Ajo është krijuese e qendrës Mike dhe në vitin 2009 krijoi biznesin e saj social Shtëpia e Zotërinjve. Dy qendra, të cilat kanë në fokus çështje sociale. Këto dy qenda të krijuara nga vetë ajo u shërbejnë, fëmijëve, familjes, grupeve të marxhinalizuara dhe të moshuarve. Shërbimet që ofrohen aty janë kryesisht sociale dhe raporti i femrave të punësuara është më i lartë se ai i meshkujve. Gjithsej, në të dyja institucionet janë 23 të punësuar, 17 prej tyre janë femra.
Lexo:  Daklea Shtylla, lë administratën për biznesin social

Anisa Kadare, një vajzë 27 vjeçare, e cila ka arritur të zhvillojë një biznes social në Shqipëri, falë edhe studimeve të saj në Milano. Studimet e kanë ndihmuar në krijimin e një biznesi social dhe e kanë shtyrë që të mos mendojë vetëm për përfitimet monetare, por për të gjitha hallkat e organizimit të një biznesi, nga fermeri tek konsumatori. Ajo gjithashtu ka dëshirë  të mbledhë të gjitha produktet organike tradicionale shqiptare, ku çdo zonë e vendit të mund të identifikohet me më të mirat e saj.
Lexo:  Njihuni me Anisën, vajzën që realizoi idenë e saj duke krijuar një biznes social

Pezana Rexha  zotëron sipërmarrjen e saj Pana. Biznes që ka disa vite që operon dhe është fituese e disa çmimeve në konkurse të ideve të biznesit, sidomos në konkurse të lidhura me fushën sociale. Ky  biznes social punëson persona nga grupe të marxhinalizuara përmes ofrimit të një profesioni dhe një pagese për të bërë të mundur një jetë dinjitoze dhe respektin e duhur për ta në shoqërinë në të cilën jetojmë.
Lexo:  Pezana Rexha: “Vetëm puna bën të mundur ndryshimin dhe rritjen.”

KeBuono! është ngritur në kuadër të projektit “C.A.U.S.E – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale. Ky biznes i ri social është ngritur në Fier, në një nga pronat e konfiskuara, të cilësuara si burim kriminal të ardhurash. Iniciativa e parë e këtij lloji në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Ke Buono! do të transformojë gatimin dhe ëmbëlsirat në mundësi për të nxitur përfshirjen sociale për njerëzit në nevojë, duke u mundësuar atyre që të punësohen dhe rigjejnë dinjitetin dhe rolin brenda shoqërisë.

Lexo: Ke Buono! – sipërmarrje sociale në një pronë të konfiskuar

Sonila Marku nisi të ndërtojë vetë punën e saj. Për të qenë sa më afër fushës që ka studiuar, zgjedh të nisë një biznes. Agrimona  është një biznes me qëllim të dyfishtë,  funksionon si një biznes i qëndrueshëm dhe kontribuon në promovimin dhe tregtimin e produkteve agroushqimore cilësore dhe më vlera tradicionale vendase, kryesisht ato të Pukës .
Lexo:  “Agrimona”, biznesi i ri social në Tiranë

CityTex prodhon një produkt ose shërbim që plotëson një nevojë në një treg të identifikuar dhe pastaj e shet atë për një fitim. Si biznes social jo vetëm kthen një fitim, por investon përsëri në komunitet, ose punon për të hequr një sektor të margjinalizuar. Në mënyrë ideale, ka perspektiva për rritje në të ardhmen dhe përfitim të përbashkët. CityTex po ndihmon të qarkullojnë njerëzit me fuqinë blerëse, sjelljen e tyre në punë, dyqane dhe kafene. Ai pritet gjithashtu të krijojë një zinxhir vlere, ku  dyqanet të shesin më shumë mallra dhe të blejnë më shumë si rezultat i kësaj.
Lexo: Biznesi social, më shumë se thjesht një burim përfitimi në Shqipëri

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0