59 sekondat që rendisin vendet më të populluara të botës

59 sekondat që rendisin vendet më të populluara të botës


Kjo grafikë tregon ndryshimet që kanë ndodhur në 10 qytetet më të populluara në glob nga viti 1500 në 2018.

“Në fillim të viteve 1500 shumica e njerëzve jetonin në lindje, qoftë në lindje të Europës dhe në Afrikën Veriore apo në lindje të vetë botës në Indi dhe Kinë,” thotë John Burn-Murdoch, i cili krijoi grafikën për Financial Times.

Lexoni: 5 Qytetet më të mira në botë për të lançuar një startup

Pekini ka kryesuar garën, por më pas është kapërcyer nga Stambolli rreth vitit 1600. Në mes të shekullit XVIII, Londra u është bashkuar tre qyteteve me popullsinë më të lartë dhe kjo rritje është përshpejtuar nga Revolucioni Industrial.

Lexoni: Fundjava në këto qytete Europiane është më e lirë

Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar ka qendruar në garë deri në fund të shekullit XX, kur New York dhe Tokio i janë bashkuar listës. Tokio vazhdon të jetë dhe qyteti më i populluar i botës.

Grafika përfundon në vitin 2018 me top 5 vendet e Azisë (Tokio, Delhi, Shangai, Pekin dhe Mumbai). Asnjë nga qytetet e Europës apo Amerikës nuk është më pjesë e top listës me 10 qytetet më të populluara.

/TheGuardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0