Qeveria: Investoni kursimet në Bono Thesari - Business Magazine Albania

Qeveria: Investoni kursimet në Bono Thesari


Ministria e Financave dhe institucionet në varësi të saj ftojnë publikun të investojë kursimet në titujt qeveritarë. Instrumentet e borxhit njihen pak, prandaj Financat kanë nisur një fushatë promovimi të letrave me vlerë. Ç’janë Titujt Qeveritarë, cilat janë përfitimet? Titujt qeveritarë janë instrumente borxhi të cilët emetohen dhe garantohen nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Avantazhet e investimit në këta tituj janë: Normë interesi e përftuar më e lartë se alternativat e tjera të investimit (depozitat bankare); Siguri shumë e lartë; Të tregtueshëm menjëherë në tregun sekondar. Instrumentet e borxhit janë afatshkurtër dhe afatgjatë. Letrat me vlerë që janë afatshkurtra cilësohen ndryshe si Bono Thesari me maturim 3-mujore, 6-mujore, 12-mujore. Instrumentet afatgjatë cilësohen ndryshe si Obligacione me maturim 2-vjeçare, 3-vjeçare, 5-vjeçare, 7-vjeçare, 10- vjeçare.

Bono Thesari

Bonot e thesarit janë instrumente që tregtohen me zbritje. Përfitimi nga investimi në bono thesari llogaritet si diferencë e çmimit të blerjes së bonove së thesarit me vlerën nominale të saj (vlerën e investimit). Në datën e maturimit të bonove të thesarit aplikohet tatimi mbi interesin e përfituar nga investimi. Tatimi është 15%. Ankandet për bonot e thesarit me afat 3-mujore dhe 6-mujore organizohen një herë në muaj, ndërsa për ato 12-mujore organizohen çdo dy javë. Shuma minimale e lejuar për pjesëmarrje në ankandet e bonove te thesarit në lekë është 300 mijë lekë, ndërsa për ankandet e bonove të thesarit në valutë është dy mijë Euro/USD.

Obligacione

Obligacionet tregtohen me “par value”. Kjo do të thotë që çmimi i blerjes së tyre është i barabartë me 100% të vlerës nominale (vlerës së investuar). Interesi paguhet çdo 6 muaj dhe në datën e pagesës së interesit, aplikohet tatimi mbi interesin prej 15%. Ankandet për obligacionet 2-vjeçare zhvillohen çdo muaj, ndërsa për të tjerat zhvillohen katër herë në vit, sipas një grafiku të shpallur tek faqet zyrtare në internet te Banka e Shqipërisë dhe te Ministria e Financave. Shuma minimale e lejuar për pjesëmarrje në ankandet e obligacioneve në lekë është 500 mijë lekë, ndërsa në ankandet e obligacioneve në valutë është 3 mijë Euro/USD. Individët mund të marrin pjesë në ankandet e titujve qeveritarë: a) Nëpërmjet sporteleve të Bankës së Shqipërisë (vetëm për bonot e thesarit në lekë); b) Nëpërmjet subjekteve të licencuara nga AMF, bankat e nivelit të dytë (për bonot dhe obligacionet).

Procedura

Si veprohet për të marrë pjesë në ankand

Për të marrë pjesë në ankand nëpërmjet Bankës së Shqipërisë ndiqet kjo procedurë: 1. Hapja e një llogarie Cash-i për pjesëmarrje në ankand, pranë një banke të nivelit të dytë; 2. Derdhja e fondeve që do të investohen në llogarinë e Cash-it të hapur për këtë qëllim; 3. Marrja nga banka e nivelit të dytë e IBAN-it dhe vërtetimit për bllokimin e shumës për pjesëmarrje në ankandet e Bonove të Thesarit; 4. Paraqitja e IBAN-t të llogarisë së cash-it të hapur dhe vërtetimit për bllokimin e shumës për pjesëmarrje në ankand pranë sporteleve të Bankës së Shqipërisë, ku hapet llogaria e titullit dhe plotësohet kërkesa për pjesëmarrje në ankandin e bonove të thesarit. Marrja pjesë në ankand nëpërmjet bankave bëhet me këtë procedurë: Hapja e një llogarie cash-i dhe titulli për pjesëmarrje në ankandin e titujve qeveritarë, pranë bankës; 2. Derdhja e fondeve që do të investohen në llogarinë e hapur për këtë qëllim; 3. Plotësohet kërkesa për pjesëmarrje në ankand.

/Gazeta Shqip/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Mos bëj kompromis me veten, sepse je çdo gjë që ke.”
— Janis Joplin
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0