5 thënie të suksesshme që mishërojnë sipërmarrësit - Business Magazine Albania

5 thënie të suksesshme që mishërojnë sipërmarrësit

sipërmarrës

Nuk ka magji në punën e sipërmarrësve, por një qasje pozitive, fokus dhe shumë punë. Businessmag ju sjell më poshtë disa nga parimet e jetës së përditshme të sipërmarrësve. Jeni apo jo sipërmarrës, përqafojini ato! Puna dhe jeta familjare janë po ashtu sipërmarrje.

1. Pranoni gabimet tuaja: Liderët më të suksesshëm janë të angazhuar në një proces të vazhdueshëm të të mësuarit, rritjeje dhe përmirësimi. Gjithmonë trajtojini deshtimet si një mësim, më tepër se një humbje.

2. Influenca është fuqi: Liderët e suksesshëm e dinë se sa shumë ndihmë ju është dashur për të mbërritur aty ku janë dhe ata e kuptojnë se sa të pavarur janë. Kur është e mundur, mos harroni të ofroni mbështetje dhe udhëzime për të tjerët rreth jush.

Lexo: 10 thënie motivuese të Martin Luter King

3. Falenderoni: Madje edhe fëmijët e kuptojnë rëndësinë e të thënit “Faleminderit”. Njerëzit ndihen të fuqishëm kur ata fillojnë të kuptojnë se po vihen re dhe po vlerësohen.

4. Karakteri qëndron në thelb të çdo suksesi: Ne të gjithë kemi tre versione të karakterit: një të cilin e ekspozojmë, një i cili reflekton se si ne mendojmë për veten tonë dhe atë që është i vërtetë. Sa më e madhe të jetë lidhja midis tyre, aq më autentike bëhet lidershipi.

5. Mos u ndjeni i lodhur: Njerëzit që kanë arritur majat kanë kultivuar një vlerësim të vërtetë për suksesin e tyre – një qëndrim që i mban ata të përulur dhe të hapur. Ajo gjithashtu shton intensitet për çdo gjë që ata kanë arritur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0