5 sipërmarrës të suksesshëm, të cilët mund të kalojnë orë apo edhe ditë pa telefonat e tyre - Business Magazine Albania

5 sipërmarrës të suksesshëm, të cilët mund të kalojnë orë apo edhe ditë pa telefonat e tyre


Kur jeni themeluesi apo CEO i një kompanie, njerëzit do të konkurojnë për kohën dhe vëmendjen tuaj. Është zgjedhja juaj se si do t’u përgjigjeni.

Disa prej tyre vendosin të jenë ngjitur me telefonin gjatë gjithë ditës, duke kontrolluar postën elektronike apo lajmet. Të tjerët zgjedhin të kufizojnë energjinë që i kushtojnë teknologjisë dixhitale, orë, ditë dhe ndonjëherë edhe javë.

Lexoni: 5 rregulla për sipërmarrësit që duan të pasurohen 

BusinessMag në këtë artikull ju sjell 5 persona të suksesshëm, të cilët kanë folur publikisht në lidhje me detoksimin dixhital, duke qëndruar jashtë rrjetit.

CEO i Salesforce, Marc Benioff hoqi dorë plotësisht nga telefoni për 2 javë

CNBC raporton se në Korrik të 2018, Benioff kishte lënë iPhone dhe iPad në shtëpinë e tij verore në Hawaii – pastaj u nis për një pushim dy javor në Ishujt Galapagos, Bora Bora dhe Easter Island, larg pajisjeve dixhitale për një. Kohë, të cilën ai e shpenzoi duke pushuar dhe medituar.

CEO e Thrive Global, Arianna Huffington e mban telefonin e saj larg kur fle gjumë

Arianna Huffington, themeluese dhe CEO e Thrive Global, për vite me radhë e përkrah gjumin si çelësin e suksesit. Nuk është çudi që ajo e mbron faktin që ju duhet ta mbani telefonin tuaj larg nga shtrati ndërsa flini gjumë.

Në një intervistë për Medium, Huffington tha se e vendos telefonin e saj larg shtratit. Ajo shtoi: “Telefonat tanë janë depot e gjithçkaje që kemi nevojë për t’u larguar për të fjetur: listat tona të detyrave, email-et tona, kërkesat. Karikimi i telefonit tuaj larg shtratit me shumë gjasa bën që edhe ju të zgjoheni të karikuar plotësisht si telefoni”.

Ajo madje kurrë nuk e kontrollon telefonin e saj në mëngjes.

Lexoni: Sipërmarrësit dhe kafeja, alkimia e “padukshme” mes tyre…

CEO i Berkshire Hathway, Warren Buffett nuk ka një smartfon

CEO i Apple, Tim Cook është përpjekur gjithmonë të bindë investitorin legjendar Buffett për të marrë një smartfon, por pa asnjë dobi.

Në fakt, që nga viti 2018, Buffett kishte ende një telefon me palosje Samsung, të cilin e tregoi në “Squawk Box” të CNBC. Buffett bëri shaka në lidhje me telefonin e tij duke thënë: “Ky është telefoni që më dha Alexander Graham Bell”.

Bashkë-themeluesi i John Paul Mitchell Systems, John Paul DeJoria nuk përdor kompjuter

Në një intervistë të Inc, DeJoria, i cili është gjithashtu themeluesi i Patron Spirits Co., tha se ai nuk përdor email apo një kompjuter.

“Unë do të isha aq i fiksuar me kompjuterin sa nuk do të isha në gjendje të bëja asnjë punë,” tha ai për Inc. “Në vend të kësaj, bëj gjithçka duke i takuar njerëzit personalisht ose flas me ta në telefon”.

Drejtori kreativ Karl Lagerfeld nuk përdorte internetin

Në vitin 2010, Lagerfeld tha për Women’s Wear Daily se ai blen kompjutera “sepse ato janë objekte të bukura”.
Ai gjithashtu tha se nuk përdor asnjë lloj telefoni celular. “Sytë e mi janë të hapur, por ato nuk janë të kufizuara në një ekran”, tha ai për WWD. “Për mua, bota është një ekran i madh. Kështu e shoh”.

Në vitin 2018, Lagerfeld tha për The Cut se ai nuk përdorte internetin apo edhe Facebook. “Kam ndihmës që më informojnë për atë që nuk e kam parë”, tha ai. “Personalisht, nuk kam kohë.”

Lexoni: 9 gjëra që njerëzit mirënjohës bëjnë ndryshe

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0