Kujdesi për financat personale gjatë sezonit të Vitit të Ri është thelbësor për të shmangur shpenzimet e tepërta dhe për të filluar në mënyrën më të mirë vitin 2022.
Sezoni i Krishtlindjeve sjell më shumë shpenzime se normalja për shkak të blerjes së dhuratave, festimeve dhe vakteve që zhvillohen në këto data. Në këtë artikull ju sjellim një sërë këshillash për të shmangur blerjet e panevojshme dhe gjenerimin e çrregullimeve ekonomike.
Sezoni i Krishtlindjeve është një kohë kur njerëzit shpesh humbasin kontrollin e financave të tyre, pasi shumë herë shpenzojnë më shumë sesa buxheti i tyre ose bëjnë blerje të panevojshme. Për këtë arsye, është e rëndësishme të kemi të qartë se si të veprojmë, në mënyrë që shpenzimet të mos kalojnë të ardhurat dhe ekonomia familjare të mos ndikohet nga borxhi vitin e ardhshëm.
Këtu janë pesë rekomandime për të shijuar sezonin e festave me qetësi dhe pa humbur kontrollin kur bëni blerje:
Kuptoni realitetin financiar: Muajt e fundit kanë qenë kompleks për të gjithë. Sipas të dhënave numri i të punësuarve është ulur, kështu që niveli i pasigurisë ekonomike për shumë është një realitet që kërkon reflektim dhe që duhet marrë parasysh kur festohet. Inkurajimi i festimeve me dhurata “DIY” mund të jetë një ide e mirë në mënyrë që të gjithë të mund të marrin pjesë.
Lexoni: 8 rregulla bazë për t’u bërë klientëve tuaj dhurata për Krishtlindje
Përcaktoni një buxhet: Për t’u kujdesur për financat është thelbësore të shmangni shpenzimet më shumë se sa merrni, dhe në këtë kuptim, të bëni një buxhet është një mekanizëm i shkëlqyer për të kontrolluar paratë dhe për të ditur qartë se cila është shuma që mund të ndahet, për të bërë blerje gjatë sezonit të Krishtlindjeve.
Planifikoni blerjet: Tregtia është riaktivizuar dhe bizneset do të krijojnë promovime dhe zbritje për të tërhequr blerësit gjatë Krishtlindjeve. Është një sugjerim i mirë, të përgatisni paraprakisht një listë që ju ndihmon se çfarë dhuratash dhe kujt personave do u dhuroni. Mos bëni blerje impulsive, por silluni në mënyrë inteligjente dhe analizoni çdo produkt që doni të blini.
Prioriteti i kursimeve: Pandemia mësoi rëndësinë e të qenit të kujdesshëm me financat, prandaj rekomandohet gjithmonë të rezervoni një shumë për të marrë pjesë në çdo ngjarje të paparashikuar.
Idealisht, një person mund të kursejë 20% të të ardhurave të tij çdo muaj. Nëse kjo nuk mund të arrihet, e rëndësishme është që të paktën një përqindje të kursehet si dhe të bëjmë një seksion për shpenzimet e paparashikuara ekuivalente me 10% të kursimeve tona, në mënyrë që ne të jemi të përgatitur për çdo rast.
Shmangni borxhin: Shumë njerëz priren t’i bëjnë blerjet e tyre me karta krediti, të cilat nëse keqpërdoren, mund të sjellin më shumë se një dhimbje koke.
Mos harroni se kartat e kreditit nuk janë një zgjatje e pagës sonë, ndaj të kuptuarit e pagesës së kësteve në kartat e kreditit është thelbësore, pasi interesi që krijohet pas përdorimit të tyre mund të përfundojë deri në dy ose tre pagesa, shumëfishi i vlerës së produktit që është blerë.
Situata financiare është komplekse, por kjo nuk është arsyeja pse ne duhet të ndalojmë së festuari. Thirrja për këtë periudhë është që të veprohet dhe të shpenzohet me masë dhe ekuilibër, të shijoni festat me familjarët dhe miqtë, që është thelbi i tyre dhe jo që muaji janar të bëhet muaj keqardhjesh dhe pretendimesh për shpenzimet e kryera.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.