Në studimin global të vitit 2016 nga LinkenIn, më shumë se 2/3 e 16,529 prindërish të anketuar nuk e shpjegonin dot mirë punën që bënin fëmijët e tyre.
Ja ku janë disa nga punët më të keqkuptuara në Amerikë (dhe jo vetëm) sipas studimit të LinkedIn, dhe si mund t’i shpjegohen ato më thjesht prindërve.
Veteriner
Prindërit që nuk e kuptojnë: 51%
Ata kujdesen për shëndetin e kafshëve dhe punojnë për të përmirësuar shëndetin publik.
Fashion designer
Prindërit që nuk e kuptojnë: 57%
Ata skicojnë veshje origjinale, aksesorë apo këpucë, zgjedhin materialin dhe modelet për çdo dizajn dhe japin këshilla se si të prodhoni dizenjot tuaja.
Software developer
Prindërit që nuk e kuptojnë: 58%
Ata dizenjojnë dhe rregullojnë teknologjinë që shumë njerëz përdorin çdo ditë, që nga aplikacionet e telefonit e deri te programet kompjuterike.
Sociolog
Prindërit që nuk e kuptojnë: 60%
Ata mësojnë për besimet e njerëzve dhe sjelljet e tyre duke bërë dhe duke analizuar anketime dhe intervista të ndryshme me ta.
Producent në radio
Prindërit që nuk e kuptojnë: 62%
Ata kontrrollojnë një show radiofonik, apo disa, duke zgjedhur muzikën, të ftuarit dhe kalojnë telefonatat në studio.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.