5 përparësitë kryesore të parkut diellor të Akërnisë

5 përparësitë kryesore të parkut diellor të Akërnisë


Panorama shqiptare e sektorit të energjisë kohët e fundit ka parë hedhjen e një hapi të rëndësishëm me hapjen e tenderit ndërkombëtar për ndërtimin e një impianti diellor me një kapacitet të instaluar mbi 50 MW në zonën e Akërnisë në Vlorë. Një garë që, si në pak raste deri më këtu, ka tërhequr vëmendjen e më shumë se 30 kompanive ndërkombëtare. Për këtë arsye, në këtë analizë do të përpiqemi të fokusohemi në përfitimet që paraqet ky projekt nga pikëpamja e kompanive të interesuara mbi projektet fotovoltaike.

Në këtë rast, qe në fazën e parë të konceptimit për sa i përket formulës se përzgjedhur, për herë të parë është nisur një projekt si garë ndërkombëtare e tipit “tender për kapacitete”. Në fakt, garë ka pasur gjithmonë, të paktën për koncesionet në hidroenergjetikë është zbatuar që në gjeneratën e tyre të parë në fillim të viteve 2000, por në këtë rast ajo vjen me ndryshime të qenësishme krahasuar me të kaluarën. Kjo do të thotë, se projekti nuk vjen me si një propozim i pakërkuar nga një kompani private që për këtë merr një bonus që “e projekton” atë si fitues potencial, por gjithçka ofrohet në paketë nga autoriteti publik, duke dhëne kështu edhe mbështetjen maksimale për kompanitë e interesuara.

Për sa i përket projektit, duke iu referuar karakteristikave kryesore që ndikojnë ne një investitor drejtpërsëdrejti, avantazhet e tij janë të lidhura me vendin e përzgjedhur me një rrezatimin diellor nga më të lartat në Europë për një potencial prej mbi 1600 kWh/m2. Për më tepër, lidhur me pozitën gjeografike, duke u vendosur në një zonë shumë larg burimeve të tjera kryesore dhe me një perspektivë të madhe për rritjen e kërkesës për energji në vazhdimësi, ai ofron një mundësi shumë të mirë furnizimi direkt duke shmangur humbjet aktuale të larta të rrjetit të shpërndarjes.

Gara parashikon për herë të parë jo vetëm përzgjedhjen e fituesit, por edhe mbështetjen që do të merret për 15 vjet. Pra çmimin e shitjes se energjisë së prodhuar, zhvilluesit do ta përcaktojnë deri diku vetë, brenda kufirit prej 100 Eur/MWh. Mbështetje që garantohet me një PPA paraprake, e shprehur në monedhë të fortë, e cila duke u përfshirë në marrëveshjen e garës së ndërtimit të projektit PV Akernia e bën atë potencialisht, në varësi edhe të planit të biznesit të propozuar, të financueshëm nga bankat (bancable). Energji që do të shitet drejtpërdrejti në bursën e energjisë pa kaluar nëpër OSHEE, e cila gjithashtu ndihmon në hapjen e tregut dhe ofron një mundësi të artë për kompaninë për t’u bërë edhe aktor i rëndësishëm në tregun e energjisë.

Lidhur me këtë aspekt të fundit, parku diellor do të lidhet direkt me një nga “autostradat” e sistemit energjetik shqiptar (linjën unazore të jugut prej 110 kV), duke e bërë transmetimin e energjisë në të gjithë rajonin shumë praktik. Për më tepër, procedura siguron mbështetje me garanci më të mëdha për investitorët, ku si kurrë më parë parashikohet një fond specifik dhe afate të mirëpërcaktuara deri edhe me kamatvonesa për pagesat e vonuara, etj.

Përveç kësaj, teknologjia diellore konsiderohet nga të gjitha institucionet ndërkombëtare që mbështesin sektorin si BERZH-i, Sekretariati i Energjisë, IRENA, etj., si teknologjia më e mirë për të diversifikuar prodhimin e ardhshëm të vendit. Një fakt shtesë që krijon një klimë shumë të favorshme për biznesin, që duke marrë parasysh edhe madhësinë e rëndësishme të centralit mbi 50 MW, me siguri do ta bëjnë këtë projekt shumë tërheqës për shumë kompani ndërkombëtare të sektorit fotovoltaik.

Ky artikull bazohet kryesisht në intervistën “Zhvillimet më të fundit në fotovoltaikë dhe parku diellor në zonën e Akernisë“, dhëne për emisionin “Për të Fol”, te drejtuar nga z. Omer Saraci, pranë Tv Scan, më 4 shtator 2018.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0