Na duhet energji për Inteligjencën Artificiale dhe Inteligjencë Artificiale për energjinë - Business Magazine Albania

Na duhet energji për Inteligjencën Artificiale dhe Inteligjencë Artificiale për energjinë

Nga Eric Schmidt (ish-CEO dhe kryetar i Google/Alphabet, aktualisht Kryetar i Special Competitive Studies Project)

Me përdorimin e Inteligjencës Artificiale, që pritet të rritet në mënyrë marramendëse, sigurimi i aksesit të mjaftueshëm në energji elektrike është kthyer në një përparësi kryesore për shumë kompani. Por, ndërsa sektori privat po bën ç’të mundet për të qëndruar përpara sfidës, ai nuk do të ketë sukses nëse politikëbërësit nuk heqin pengesat rregullatore të vjetruara.

Një kërkesë e re: energji kolosale për AI

Në vitin 1903, Mark Twain shkroi: “Duhen një mijë njerëz për të shpikur një telegraf, një motor me avull, një gramafon, një fotografi, një telefon ose ndonjë gjë tjetër të rëndësishme.” Kjo vërejtje mbetet ende e vlefshme. Zhvillimi i AI-së ka kërkuar dekada pune nga mijëra shkencëtarë, inxhinierë dhe liderë të industrisë. Po ashtu, do të kërkojë edhe shumë më tepër njerëz për ta zhvilluar këtë teknologji në vitet që vijnë.

Me përshpejtimin e përparimeve të AI-së, një kërkesë e re është bërë e qartë: përparimet e ardhshme do të konsumojnë sasi të mëdha energjie. AI “gëlltit” elektricitetin: një kërkim i vetëm në ChatGPT kërkon dhjetë herë më shumë energji sesa një kërkim i zakonshëm në internet. Me rritjen e përdorimit të AI-së, nevojat për energji do të rriten gjithashtu, dhe nëse kërkesa tejkalon furnizimin, zhvillimi i teknologjisë do të ngadalësohet ndjeshëm.

Qendrat e të dhënave që fuqizojnë modele si GPT-4, Gemini dhe teknologji të tjera të avancuara kërkojnë energji 24/7. Aktualisht, ato përbëjnë rreth 3% të konsumit vjetor të energjisë në SHBA, dhe ky numër pritet të dyfishohet ose më shumë në 5-10 vitet e ardhshme. Në një perspektivë më të gjerë, konsumi i energjisë elektrike nga AI pritet të rritet nga 4 teravat/orë në 2023 në 93 TWh në 2030 – më shumë sesa konsumi i gjithë shtetit të Uashingtonit në 2022. Dhe ky është një vlerësim konservator; AI mund të arrijë këtë nivel të konsumit që në 2025.

Drita jeshile për revolucionin e AI-së

Sigurimi i furnizimit të mjaftueshëm me energji është tashmë një përparësi kryesore për kompanitë e AI-së. Megjithatë, ndërsa ato po bëjnë maksimumin, pa mbështetjen e qeverisë nuk do të kenë sukses. Ndërtimi i një furnizimi të qëndrueshëm me energji për të fuqizuar revolucionin e AI-së është në interes të SHBA-së dhe do të sjellë përfitime të mëdha edhe për vendet e tjera, duke përmirësuar ndjeshëm shëndetësinë, arsimin, shkencën, sigurinë kombëtare dhe sektorë të tjerë kritikë.

Të lejojmë zhvillimin e AI-së të ngadalësohet për shkak të mungesës së energjisë do të ishte një dëm i vetë-shkaktuar kombëtar. Meqenëse nevojat e ardhshme janë tashmë të qarta, qeveria amerikane duhet të veprojë tani, sa ka ende kohë. Deri kur konsumi i energjisë nga qendrat e të dhënave të dyfishohet, furnizimi me energji duhet të jetë të paktën dyfishuar gjithashtu.

Një studim nga studiuesit e Universitetit Princeton zbulon se për të çarë rrugën drejt një ekonomie në rritje deri në 2050, SHBA mund të ketë nevojë të trefishojë kapacitetin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike. Shumë nga këto ndryshime mund të realizohen brenda vendit – duke ndërtuar qendra të dhënash në SHBA, duke siguruar zinxhirët e furnizimit me teknologji energjetike dhe duke investuar në modernizimin e infrastrukturës energjetike.

Në këtë drejtim, qeveria mund të nxisë zhvillimin e sektorit privat duke thjeshtuar dhe përshpejtuar proceset e lejeve dhe ndërtimit. Aktualisht, ndërtimi i një linje të re të transmetimit të energjisë në SHBA – nga planifikimi dhe miratimi deri tek ndërtimi – kërkon mesatarisht dhjetë vjet. Kjo duhet të ndryshojë.

Po ashtu, duhet të rivlerësojmë energjinë bërthamore, qoftë duke rindezur centralet ekzistuese, ose duke ndërtuar gjeneratën e re të reaktorëve më të vegjël, më të sigurt dhe më efikasë. Rregulloret aktuale, të cilat janë hartuar për teknologjinë e viteve 1970, duhet të reformohen për të përshpejtuar inovacionin dhe zbatimin.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0