5 pengesat e buxhetit në 2021, vit zgjedhor, sipas Arben Malajt - Business Magazine Albania

5 pengesat e buxhetit në 2021, vit zgjedhor, sipas Arben Malajt

pengesat e buxhetit

Ish ministri i Financave, Arben Malaj ka theksuar se ekonomia do të përballet së paku me 5 pengesa të mëdha vitin e ardhshëm. Këtë e tha gjatë diskutimit rreth projektbuxhetit 2021 në Euronews Albania.

Performanca e ekonomisë për 2020, është dëmtuar nga tërmeti dhe pandemia por dhe nga mungesa e ndërhyrjes së qeverisë me politika për të nxitur rritjen ekonomike, tha Malaj.

“Ka 5 pengesa kryesore ekonomia jonë për 2021:

  • Donatorët i kanë ngrirë fondet dhe presin që t’i kenë në dispozicion për qeverinë e re.
  • Bie besimi i investitorit dhe konsumatorit vendas.
  • Pasiguria e investitorit të huaj.
  • Administrata fillon dhe ka performancë më të ulët, pasi fillon dhe hedh shikimin nga mazhoranca.
  • Ata që vjedhin nxitojnë të vjedhin sa më shumë.

Malaj vuri theksin tek mungesa e paketave të ndihmave, duke thënë se ka pasur paketat më të ulta në rajon. Nga ana tjetër tha se qeveria ka treguar paaftësi për të thithur fondet për rindërtimin.

Lexo: Miratohet projekt-buxheti për vitin 2021

“Aftësia absorbuese është gati zero”, tha ai duke shtuar se, e cilëson lajm pozitiv përfundimin e tenderit për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, që 40% e projektit do të financohet me grant nga BERZH.

Për fondet e akorduar për bujqësisë që konsiderohet një prej degëve më të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë, z. Malaj tha se mungon vizioni.

“Nuk zgjidhet problemi i bujqësisë nëse rritet apo jo buxheti, duhet vizion. Pas 8 vjetësh që nuk e ka hequr akcizën, tani e premton për 8 minuta gjashtë muaj para zgjedhjeve”, tha ai.

Nga ana tjetër, z. Malaj tha se fokusimi i fondeve tek infrastruktura është me shumë risk për shkak të korrupsionit.

“Spanja, Portugalia dhe Greqia e kanë infrastrukturën deri në shtëpinë më të largët por vuajnë sot”, solli ai si krahasim.

“Aftësia absorbuese është gati zero sipas tij. Ai e cilëson lajm pozitiv përfundimin e tenderit për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, që 40% e projektit do të financohet me grant nga BERZH.

Për fondet e akorduar për bujqësisë që konsiderohet një prej degëve më të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë, z. Malaj tha se mungon vizioni.

“Nuk zgjidhet problemi i bujqësisë nëse rritet apo jo buxheti, duhet vizion. Pas 8 vjetësh që nuk e ka hequr akcizën, tani e premton për 8 minuta gjashtë muaj para zgjedhjeve”, tha ai.

Nga ana tjetër, z. Malaj tha se fokusimi i fondeve tek infrastruktura është me shumë risk për shkak të korrupsionit.

“Spanja, Portugalia dhe Greqia e kanë infrastrukturën deri në shtëpinë më të largët por vuajnë sot”, solli ai si krahasim.

Euronews.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0