Mund të ketë shumë arsye për një dështim në faqe – dizajni, hostimi, funksionalitetet, çështjet e serverit, përditësimet, etj. Diagnostifikimi i problemit është më pak i mundshëm dhe i vështirë pa një mjet të automatizuar.
Sipas Gartner, kostoja mesatare e downtime* në IT është 5.600 dollarë në minutë. Sepse ka kaq shumë ndryshime në mënyrën e funksionimit të bizneseve. Vetëm imagjinoni shpenzimet kur Facebook dhe Instagram patën probleme disa javë më parë dhe disa herë gjatë gjithë vitit, duke rezultuar në 2.7 miliardë përdorues që vuanin pasojat.
Por ka edhe kosto të tjera. Kjo është kostoja e ndërprerjeve, veçanërisht kur profesionistët e IT ndërpriten nga ajo që mund të jetë puna më produktive.
Lexoni: Disa nga mjetet e ofruara nga Google për web master dhe web marketer
Kemi parë sesi dështimet në IT kushtojnë miliona dollarë. Kemi eksploruar sesi analistët vlerësojnë se dështimet mesatarisht kushtojnë qindra mijëra dollarë në orë. Kemi mësuar se si ndërprerjet mund të na kushtojnë në pjesën më të madhe të kohës sonë produktive dhe në fund, kemi parë se si asnjë nga buxhetet tipike të IT nuk shkon në rritjen e shitjeve dhe përmirësimin e përvojës së klientit.
Pikërisht ky është momenti ku u kthehemi 5 mjeteve më t ëmira të monitorimit të website-ve, që ndihmojnë në automatizimin e këtij procesi dhe për të ndjekur produktet tuaja të bazuara në ëeb për një fokus të përmirësuar te klientët dhe shitjet.
1. Pingdom
Nëse njerëzit nuk mund të kenë akses në faqen tuaj të internetit në momente të caktuara gjatë ditës, atëherë ju po humbni në shitjet tuaja dhe renditjen në motorët e kërkimit.
Për fat të keq, ju nuk mund të monitoroni manualisht faqen tuaj në të gjitha orët dhe pikërisht ky është momenti ku mjetet e Pingdom vijnë ë ndihmë. Edhe pse Pingdom ofron disa mjete falas, siç është një test i shpejtësisë së ëebsite, duhet kuptuar që mjetet më të mira gjenden në paketën premium të tij.
Pingdom ju ndihmon të analizoni kohën kur jeni i disponueshëm dhe performancën e ëebsite tuaj duke testuar faqen tuaj nga serverët në të gjithë botën dhe duke ju paralajmëruar nëse ka ndonjë problem.
Në përgjithësi, është një mjet i fuqishëm dhe i besueshëm për bizneset më të vogla me një buxhet të ulët, por disa përdorues ankohen që ai i kushton shumë pak vëmendje trafikut mobile dhe ka disa probleme me serverat monitorues.
Modeli i çmimeve:
Më i liri – Fillestar: 14,95 $ / muaj (10 kontrolle në kohë)
Më i shtrenjti – Profesional: 249 dollarë (250 kontrolle në kohë)
2. Uptime
Uptime kontrollon faqen tuaj në intervale një minutëshe nga 30 vende të ndryshme në 5 kontinente. Përdoruesit marrin raporte të hollësishme, raporte sesa responsive është faqja, marrin raporte ditore, javore ose mujore në email-in e tyre dhe mund të kryejnë teste të pakufizuara dhe të bëjnë monitorime të pakufizuara në HTTP (s), Ping, SSH, TCP, UDP, DNS, SMTP, POP, IMAP.
Nëse ka një ndërprerje, sistemi i paralajmërimit i Uptime.com njofton personat e duhur në lidhje me problemin përmes njoftimeve në Slack, email dhe SMS. Ju gjithashtu mund të përdorni faqet e statusit publik për të mbajtur vizitorët në ëebsite të informuar për çdo problem.
Modeli i çmimeve:
Më i liri – Themelor: 19 dollarë në muaj (10 kontrolle në kohë)
Më i shtrenjti – Profesional: 285 $ / muaj (300 kontrolle në kohë)
Lexoni: Google AdWords – Si mund të përdoret për të sjellë më shumë vizitorë në website-in tuaj?
3. WebEye
WebEye është një mjet monitorimi për faqen dhe performancën që kontrollon website-n tuaj nga vendet globale dhe siguron alarm të menjëhershëm në integrime të ndryshme nëse ndodh ndonjë ndërprerje. Ju mund të zgjidhni që nga alarmet në email tek alarmet në Telegram, Slack, Hangouts dhe llojet e tjera të integrimeve.
WebEye është një produkt i ri me shumë karakteristika të reja që vijnë së bashku, ndërsa për momentin përdoruesit mund të shijojnë shërbimin falas. Ajo ofron një gamë karakteristikash duke përfshirë alarmet e kërkesës, llojet e ndryshme të monitorimit, testimet e shumëfishtë, raportin javor, etj.
Në përgjithësi, përdoruesit kanë filluar të japin më së shumti feedback pozitiv deri më tani duke shijuar gamën e funksionaliteteve, por ata mezi presin të shijojnë më shumë ato që do të vijnë nga ky mjet i ri. Aplikacionet mobile për iOS dhe Android janë gjithashtu në zhvillim, kështu që lloje të ndryshme klientësh mund të përdorin shërbimin, duke filluar nga pronarët e bizneseve individuale deri tek profesionistët e pavarur, administratorët e sistemit dhe ndërmarrjet.
Modeli i çmimeve:
Më i liri – Falas: 0 $ / muaj (10 ëebsites)
Më i shtrenjti – Pritet të lançohet!
4. Freshping
Freshping është një kontrollues falas i disponueshmërisë së ëebsite nga 5 vende globale dhe tregon statusin e tij dhe kohën e përgjigjes nga secili vend.
Ata kohët e fundit u shfaqën në Producthunt dhe kanë një veçori të këndshme për të ndarë, duke përfshirë shfaqjen e statusit aktual të disa prej faqeve të internetit më të vizituara në internet si Facebook, Google, YouTube, Twitter, Instagram, etj. Mund të klikoni aty për të parë më shumë detaje, ose mund të kontrolloni ëebsite tuaj.
Freshping ofron monitorim të besueshëm të disponueshmërisë dhe performancës për 50 URL çdo minutë, me një plan falas ndërsa siguron njoftime në Email, Slack, Twilio, SMS, etj.
Modeli i çmimeve:
Më i liri – Falas: 0 $ / muaj (50 kontrolle)
Më i shtrenjti – 72 $ (100 kontrolle)
5. Site 24×7
Ashtu si me Pingdom, Site 24×7 përdor monitorimin e përdoruesit për të dhënë feedback-un e tyre. Me të, ju mund të analizoni kohën e ngarkesës të komponentëve të ndryshëm në faqen tuaj duke përdorur një shfletues të vërtetë.
Një përfitim që Site24x7 ka mbi Pingdom është që është i disponueshëm në një larmi gjuhësh, duke përfshirë gjuhën kineze, hollandeze, angleze, finlandeze, italiane, franceze, japoneze, poloneze, spanjolle dhe suedeze, duke e bërë atë ideal për përdoruesit në të gjithë globin.
Në përgjithësi, përdoruesit kanë deklaruar se ata janë të kënaqur me gamën e karakteristikave, por disa kanë marrë paralajmërime false me raste. Siti 24×7 është një shërbim i ofruar nga Zoho.
Modeli i çmimeve:
Më i liri – Fillestar: 10 $ / muaj (10 Ëebsites / Servera)
Më i shtrenjti – Të gjitha në një paketë: 499,00 $ (500 Basic Monitors)
Lexoni: Krijohet platforma DIG për monitorimin e aktivitetit të startup-eve në Europë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.