5 Mitet për bateritë e telefonave - Business Magazine Albania

5 Mitet për bateritë e telefonave


“Mos e përdor telefonin ndërkohë që karikohet”, “ mos e lër në karikim gjithë natën” dhe “gjithmonë lëre të shkarkohet plotësisht bateria” – këto janë disa nga mitet më popullore për bateritë e smartphone-ve.

Kur bëhet fjalë për jetën e baterive, ka disa rregulla në lidhje me atë që mund të bëni dhe nuk mund të bëni me smartphone-ët tuaj. Ndërkohë që ekzistojnë disa rregulla të cilat janë të vërteta, ka edhe disa “thashetheme” të cilat ju mund t’i injoroni. Bateritë e telefonave kanë evoluar aq shumë në këto vite, duke u bërë më “të zgjuar” dhe të thjeshtë për t’u menaxhuar. Pjesa më e madhe e baterive të litiumit të përdorura nga Samsung dhe Apple, duhet të zgjasin nga 3 deri në 5 vjet, nëse kujdeseni për to siç duhet.

Më poshtë janë 5 mite që ekzistojnë për bateritë e telefonave dhe të vërtetën rreth tyre:

Miti 1: Përdorimi i karikuesve që nuk janë të markës së telefonit tuaj e shkatërron baterinë.

E vërteta: Karikuesët e markave të tjera mund të përdoren dhe nuk ka asnjë problem. Më e mira do të ishte që të shmangni karikuesët të cilët nuk janë origjinal (imitimet).

Mos blini karikues të cilët nuk janë origjinal kur më mirë mund të blini karikues jo të markës tuaj por origjinal. Sipas një eksperiment të bërë nga Lifehacker, rezultoi se karikuesit që ishin të markave të tjera, megjithëse nuk punonin aq mirë sa ato origjinalët, janë në rregull. Ato karikues të cilët ishin imitime mezi karikonin telefonin dhe punonin shumë avash.

Miti 2: Ju nuk duhet t’a përdormi telefonin tuaj ndërkohë që karikohet.

E vërteta: Përdoreni sa të doni, përsa kohë që nuk e keni vendosur në karikim në zgjatus.

Ka disa arsye të frikshme mbas këtij miti. Njerëzit besojnë që duke përdorur një telefon ndërkohë që karikohet do të bëjë që telefoni të shpërthejë ose do të lëndojë dikë nga një shok elektrik. Kjo në fakt i ndodhi një stjuardese kineze të quajtur Ma Ailun në Korrik të 2013, kur ajo po e përdorte telefonin e saj Iphone 4 ndërkohë që po karikohej. Megjithatë, raporti tregoi se ajo po e përdorte në zgjatues, jo direkt në prizë.

Miti 3: Të karikosh telefonin tënd gjithë natën e prish baterinë

E vërteta: Telefoni juaj është më i zgjuar sesa mendoni ju. Sapo mbushet plot, e di se duhet të ndalojë së karikuari. Kjo nënkupton se bateria nuk po karikohet më sapo bëhet 100%.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se duhet ta karikoni telefonin tuaj gjithë natën, çdo natë. Bateria e telefonit tuaj do të zgjasë më shumë nëse e mbani të karikur midis 40% dhe 80%.

Miti 4: Ju nuk duhet ta fikni asnjëherë telefonin tuaj

E vërteta: Telefoni juaj mund të jetë një makinë, por ka nevojë për të bërë pushim. Gjeniu i Apple thotë së në mënyrë që të maksimizoni jetën e baterisë tuaj, ju duhet ta fiksni herë pas herë telefonin tuaj, sidomos gjatë natës kur flini.

Ekspertët e Apple rekomandojnë që ta fikni celularin tuaj 1 herë në javë për ta ruajtur atë. Fikja e telefonit është e rëndësisshme edhe për pajisjet Android sepse një ristart mund të ndihmojë përmirësimin e baterisë së telefonit.

Miti 5: Mos e karikoni telefonin tuaj derisa bateria të bjerë plotësisht.

E vërteta: Është më mirë ta karikoni telefonin tuaj çdo ditë sesa një karikim i plotë rrallë herë.

FAKT BONUS – nxehtësia do ta prish baterinë

E vërteta: Kjo është shumë e vërtetë. Nxehtësia dhe teknologjia nuk shkojnë në të njëjtën rrugë dhe nuk është ndryshe për baterinë e telefonave. Telefoni juaj do të jetë i sigurt nëse mbahet në temperaturat e rekomanduara: Apple thotë se 32°F ose 0°C është temperatura më e ulët që mund të durojë. Ndërsa Samsung, garanton se mund të funksionojë nga -4°F deri në 122°F ose nga -20°C deri në 50°C.

Burimi: Shkruar nga Yohana Desta dhe publikuar në mashable.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0