5 mësime lidershipi nga Papa Françesku që çdo CEO duhet t’i lex... - Business Magazine Albania

5 mësime lidershipi nga Papa Françesku që çdo CEO duhet t’i lexojë

Papa Françesku ndërroi jetë, duke mbyllur një epokë 12-vjeçare si udhëheqësi shpirtëror i më shumë se 1.3 miliardë njerëzve. Por ndikimi i tij shtrihej përtej kishës, ai ishte një lider global me mesazhe thellësisht të aplikueshme edhe në botën e biznesit.

Lexo gjithashtu: YouTube është gjithçka dhe gjithçka është YouTube!

Me një stil udhëheqjeje që vlerësonte përulësinë, dëgjimin dhe përgjegjësinë, Papa Françesku dha shembuj të çmuar për këdo që drejton njerëz, ekipe apo organizata. Ja pesë mësime të fuqishme që liderët mund të marrin nga jeta dhe puna e tij:

Udhëhiq nga brenda, jo nga lart
Kur u zgjodh Papë, Françesku refuzoi të ngjitej në podiumin tradicional. “Më pëlqen këtu poshtë,” tha ai, duke dhënë menjëherë mesazhin se nuk ishte më lart se të tjerët. Një lider i mirë nuk humb kontaktin me njerëzit që e ndjekin.

Lexo gjithashtu: Nga DOGE te Tesla, Musk rikthehet për të shpëtuar markën nga humbjet

Dëgjo zëra të ndryshëm, edhe kur nuk bien dakord me ty
Ai komunikoi me komunitete LGBTQ+, mbrojti emigrantët dhe shtriu dorën ndaj atyre që nuk ndanin bindjet e tij. Një lider i madh nuk kërkon veç duartrokitje, por sfida që e bëjnë më të mirë.

Vendos kufij kur është e nevojshme
Megjithëse progresist në shumë aspekte, ai ruajti disa qëndrime tradicionale, siç ishte qëndrimi kundër ordinimit të grave si priftërinj. Liderët e vërtetë nuk janë gjithmonë populistë, ata marrin vendime të vështira, me integritet.

Mendo përtej mandatit tënd
Në vend që të fokusohej vetëm në të tashmen, ai trajtoi tema si ndryshimet klimatike dhe ruajtja e Tokës për brezat e ardhshëm. Liderët që ndërtojnë të ardhmen, e tejkalojnë veten.

Prano gabimet me guxim
Në vitin 2024, ai kërkoi falje publike për abuzimet në Kishë. Askush nuk është i pagabueshëm. Por ata që pranojnë përgjegjësinë janë më të respektuar se ata që fshihen.

Papa Françesku ishte një model lidershipi me thelb njerëzor. Ai na kujtoi se drejtimi, qoftë ajo kishë apo korporatë, nuk është vetëm për rezultate, por për ndikimin që lë pas në jetën e njerëzve. Mësimet e tij vlejnë sot më shumë se kurrë në një botë që shpesh harron anën njerëzore të suksesit.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0