5 mënyra sesi të kaloni një fundjavë produktive dhe të ktheheni me energji në punë - Business Magazine Albania

5 mënyra sesi të kaloni një fundjavë produktive dhe të ktheheni me energji në punë

Mezi prisni të merrni pushimet. Shefi i pakënaqur, klientët e bezdisur dhe njoftimet e qindra emaileve po ju shkaktojnë panik.

Ose më keq akoma: Ju keni krijuar në kokë një imazh të vetes që ecën me flokët që i kanë marrë flakë dhe e ndjeni se doni të shkoni në plazh, të zhysni kokën në ujë dhe gjithçka do kalojë. Apo jo?

Ju mund të aktivizoni përgjigjet automatike tek emaili juaj dhe të shtyni oraret e takimeve, por e gjithë kjo do e shtyjë stresin, në vend që t’a largojë atë. Pasi të riktheheni në punë të hënën, do të gjeni sërish listën me gjërat që keni për të bërë, të cilat thjesht i keni zhvendosur në javën tjetër të kalendarit.

Po sikur të kishte një mënyrë tjetër për të menduar rreth pushimeve tuaja? Po sikur pushimet të ishin një mundësi që ndjesitë tuaja të reja t’i rezistonin shtëpisë dhe punës më gjatë sesa mendoni?

Jeni të interesuar? Ja sesi t’a zbatoni këtë në pushimet tuaja të ardhshme.

Fokusohuni në atë që “doni” në vend të asaj që “duhet”

Hidhni hapa drejt qëllimeve tuaja.

Kaloni pushimet tuaja duke bërë gjërat që doni, në vend të gjërave që mendoni se duhet të bëni. E njëjta gjë vlen edhe për karrierën tuaj. Vetëm sepse keni diplomë në një fushë të caktuar, kjo nuk do të thotë se duhet të qëndroni në atë rrugë. Nuk është kurrë vonë për të provuar diçka të re.

Ky ndryshim mendësie është çelësi që çdo ditë (ose çdo fundjavë), t’ju duket si pushim.

Largohu qëllimisht prej email-eve

Shpenzo kohë të vlefshme me dikë.

Mos e vlerësoni veten apo partnerin/bashkëshortin vetëm sepse po shkëputeni nga puna, ndërkohë që nuk jeni bashkë. Pushimet janë më shumë sesa një mundësi për të dalë jashtë zyre. Shkëputja nënkupton t’i kushtoni kohë gjërave të rëndësishme të jetës suaj, të cilave nuk iu përkushtoheni mjaftueshëm gjatë javës.

Vendosni një qëllim për fundjavën

Përfundoni një projekt të lënë përgjysmë.

Ashtu siç vendosni qëllimin për të bërë joga, duhet të vendosni qëllime edhe për pushimet tuaja. Qëllimet duhet të jenë rreth ambicieve tuaja të thella- rreth pritshmërive që keni nga vetja për punën dhe familjen,

Një qëllim mund të jetë: “Të qartësoj ambiciet që kam për karrierën gjatë 5 viteve të ardhshme” ose “Të përcaktoj një rutinë mëngjesi që do më ndihmojë t’a filloj ditën me energji”

Lexo edhe: Inteligjenca Artificiale klonon zërin e figurave politike

Hiqni dorë nga një zakon i keq

Mos e kaloni të gjithë kohën duke ndenjur shtrirë në shtrat. Pushimet janë momenti më i mirë për të ndryshuar një zakon, meqë po e bëni miks rutinën tuaj.

Duke qenë se doni të kënaqeni gjatë fundjavës, zgjidhni të ndryshoni vetëm një gjë ose thjesht identifikoni se çfarë doni të ndryshoni në jetën tuaj. Shumë prej nesh, gjatë kohës që janë në zyrë, merren me dyshimet që kanë tek vetja ose me “sindromën e imponimit”. Fokusohuni në fitimin e aftësive të reja, në mënyrë që të keni më shumë siguri tek aftësitë tuaja kur të ktheheni në pun

Rikthehuni të freskët

Bëhuni gati dhe ditën tjetër shkoni në punë duke vrapuar.

Pushimet tuaja mund t’i shfrytëzoni për të kuptuar se çfarë po ju pengon për të përmbushur qëllimet që keni në karrierë. Përfitoni nga ambientet e reja ose thjesht nga koha që po kaloni në shtëpi. Shfrytëzojeni për të folur me të dashurit tuaj, me ata të cilët keni nevojë të flisni, por nuk keni mjaftueshëm kohë.

Gjatë këtyre pushimeve, merrni rezultatin që dëshironi dhe keni nevojë. Një eksperiencë që do na bëjë t’a jetojmë jetën më mirë edhe kur nuk jemi me pushime, në vend që të jetojmë duke pritur pushimet e tjera.

BUSINESS INSIDER

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0