Minimizoni kohën e të parit televizor
Kjo është shumë e vështirë për shumë persona. Shumica e njerëzve pëlqejnë të ulen para televizorit dhe të shohin me orë të zgjatura. Problemi është se duke parë vazhdimisht televizor nuk e shfrytëzoni siç duhet aftësinë tuaj të të menduarit. Sytë tuaj përjetojnë dhimbje dhe lodhje nëse përqëndroheni për një kohë të gjatë para TV tuaj dhe ju nuk keni më as energji për të lexuar një libër.
Nëse doni të relaksoheni, lexoni një libër. Nëse ndiheni të lodhur, dëgjoni pak muzikë. Nëse jeni me miqtë dhe familjarët tuaj, filloni të bisedoni me ta. Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të relaksoheni, në vend që të shikoni pafund televizor.
Ushtrohuni
Gjithmonë mendojmë se do të mësojmë më shumë nëse nuk ushtrohemi dhe lexojmë ndonjë libër në vend të kësaj. Duhet ta kuptoni se koha që kaloni duke u ushtruar bën që ju të mësoni më shumë, sepse përmirëson produktivitetin tuaj. Vënia në funksion e trupit tuaj ju pastron nga shpërqëndrimet dhe krijon një valë energjie pozitive. Pas kësaj, ju do të ndihemi më energjikë dhe mund të përqendroheni më lehtë.
Lexo: Shenjat që tregojnë nivelin e lartë të inteligjencës emocionale
Lexoni libra sfidues
Shumë njerëz pëlqejnë të lexojnë libra fanta-shkencë, por përgjithësisht këto libra nuk janë stimulues mendorë. Nëse doni të përmirësoni aftësinë tuaj të të menduarit dhe shkruarit, duhet të lexoni libra që ju bëjnë të përqendroheni. Leximi i një romani klasik mund të ndryshojë pikëpamjen tuaj për botën. Nëse nuk kuptoni diçka nga ajo që lexoni mos kini turp të pyesni apo të kërkoni në lidhje me të dhe më pas gjeni kohë ta lexoni përsëri nëse është e nevojshme. Sfida e të mësuarit të gjërave të reja është shumë më tërheqëse se çdo libër fanta-shkencë i lënë përgjysëm.
Flini herët, zgjohuni herët
Asgjë nuk e bën më të vështirë përqendrimin sesa privimi i gjumit. Do të ndiheni më të freskët nëse shkoni herët në shtrat dhe nuk flini më shumë se 8 orë gjumë. Nëse qëndroni deri vonë dhe e zëvendësoni gjumin duke u ngritur vonë, atëherë do të zgjoheni të lodhur dhe të përgjumur dhe do të keni probleme që të përqendroheni. Orët e para të mëngjesit janë më të qeta dhe më produktive. Duke u zgjuar herët ju do të keni orë më produktive dhe do të maksimizoni gjendjen tuaj mendore gjatë gjithë ditës. Nëse jeni të përgjumur gjatë ditës dhe keni mundësi mund të flini 10-20 minuta. Një sy gjumë i shkurtër do t’ju freskojë mendjen.
Merrni kohë për të reflektuar
Shpesh jeta jonë bëhet aq stresuese saqë mbingarkohemi mendërisht pa e kuptuar që kjo po ndodh. Duke shpenzuar kohë për reflektim ju keni mundësi të organizoni mendimet tuaja dhe t’i jepni përparësi përgjegjësive tuaja. Në këtë mënyrë ju do të kuptoni se çfarë është e rëndësishme për ju dhe çfarë jo. Gjërat e parëndësishme nuk do të jenë më pjesë e jetës suaj dhe mendja juaj do të jetë më e qetë dhe produktive. Për shumë persona funksionon një shëtitje e shkurtër, pasi idetë më të mira vijnë ndërsa jeni duke ecur. Eksperimentoni aktivitete të ndryshme dhe zbuloni se çfarë funksionon më mirë për ju.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.