Themeluesi i Microsoft, Bill Gates ka përgatitur për dashamirësit e librit listën e pesë librave që duhet lexuar gjatë kësaj vere.
“Këtu në Seattle, vera është një dhuratë pas 9 muaj shirash dhe zymtësie. Qielli është i pastër, nuk ka lagështirë dhe netët janë të freskëta. Më e mira që mund të bësh është të ulesh jashtë duke lexuar një libër të mirë,” e nis shkrimin në blogun e tij “Gates Notes” ku rekomandon 5 librat që duhet të lexohen nga gjithësecili prej nesh gjatë pushimeve të verës.
Librat dallojnë për nga përmbajtja prej biznesit te matematika apo vetё fillimet e njerëzimit. Më poshtë mund të gjeni listën e titujve të këtyre librave:
1. ‘Seveneves’ nga Neal Stephenson
2. ‘The Vital Question’ nga Nick Lane
3. ‘How Not to Be Wrong’ nga Jordan Ellenberg
4. ‘The Power to Compete’ nga Hiroshi Mikitani dhe Ryoichi Mikitani
5. ‘Sapiens: A Brief History of Humankind’ nga Yuval Noah Harari
/Publikuar në blogun e Bill GATES.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.