5 gjërat që duhet të dini për botën sot - Business Magazine Albania

5 gjërat që duhet të dini për botën sot


1) Një rregullore që të gjithë mund ta mbështesin

Aeroplanët po bëhen shume të parehatshëm, aq sa mund të kthehen në rrezik, të paktën kështu thotë grupi i të drejtave të udhëtarëve. Një gjykatë ka urdhëruar Administratën e Aviacionit Federal të rishikojë standardet për hapësirën e vendosjes së këmbëve dhe hapësirave të kalimit dhe të sigurohet që pasagjerët mund të evakuohen në mënyrë të sigurtë në rast emergjence. Vendimi vjen pasi transportuesit kërkojnë të mbushin më shumë vende në avionë. Flyers Rights, një grup që bëri padinë, tha se distanca midis vendeve është zvogëluar nga një mesatare prej 35 inç në 31 inç në dekadat e fundit.

Lexo: Avioni shdërrohet në bar-restorant në mes të detit

2) Alan Greenspan ka një paralajmërim për ekonominë

“Stagflacioni nuk është parë që nga vitet 1970.” Ky është parashikimi i Alan Greenspan për ekonominë në një intervistë me Bloomberg. Ish-kryetari i Rezervës Federale tha se çmimet e obligacioneve janë në një “flluskë” dhe normat e ulëta të interesit afatgjatë duhet të rriten.

“Kur ato rriten, kanë gjasa të lëvizin me shpejtësi të arsyeshme”, tha ai. Bankat qendrorë në mbarë botën po përpiqen të kuptojnë se si dhe sa shpejt do të duhet të përballen me këto ndryshime.

3) Google po zhvillon një ‘vrasës’ të baterisë

Alphabet Inc., kompania mëmë e Google, ka një tjetër projekt ndër mend. Njësitë e saj sekrete po punojnë në projekte ambicioze dhe ndoshta të pamundura për të zhvilluar një mënyrë të re, për të ruajtur energjinë e ripërtëritshme që përfshin kripë dhe antifrizë. Sistemi mund të zgjasë më shumë se bateritë me litium.

“Në gjysmën e parë të këtij viti, shteti i Kalifornisë hoqi më shumë se 300,000 megavatë të prodhuara nga panelet diellore dhe fermat e erës, sepse nuk ka asnjë mënyrë të mirë për t’i ruajtur ato”. “Kjo është e mjaftueshme për të ndriçuar dhjetëra mijëra shtëpi.”

Lexo: Dikur punonjëse e Google, sot po e konkurron atë

4) Bletët po rikthehen

Bletët kanë qenë në zhdukje në mënyrë misterioze, pjesërisht për shkak të një dukurie që ka qenë e njohur për dekadën e fundit e quajtur si çrregullimi i kolonive. Tani ka lajme të mira: Kolonitë komerciale të bletëve në SHBA u rritën me 3 % në vitin që përfundoi dhe numri i koshereve të humbura nga ky çrregullim u zvogëlua me 27 %. Bletët janë vendimtare për industrinë bujqësore.

5) Modeli 3 ka mbërritur dhe është edhe më i mirë se sa pritej

Tom Randall nga Bloomberg pati shansin t’i japë makinës më të diskutuar të vitit: Modeli 3 i Tesla. “Drejtori ekzekutiv Elon Musk më në fund ka prodhuar një makinë elektrike për udhëtarët e zakonshëm”, thotë ai. Versioni i përmirësuar i makinës arrin shpejtësinë nga 0 në 60 milje në orë në 5.1 sekonda.

Lexo: Modeli 3 i Tesla po sjell një nga ndryshimet më të mëdha të dizajnit në historinë e makinave

Burimi: bloomberg.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0