5 gjëra që vlejnë më shumë se paratë

5 gjëra që vlejnë më shumë se paratë


Si sipërmarrës, ju shpenzoni shumë kohë dhe energji në sipërmarrjen tuaj, për të krijuar para. Sigurimi i parave është jetësor për ju dhe anëtarët e skuadrës, të cilët varen nga ju për jetesën.

Por, disa gjëra janë më të rëndësishme se paratë dhe t’i injorosh ato mund të bëjë që paratë të jenë të pavlera. Ja 5 gjërat më të rëndësishme që duhet të marrin përparësi më shumë se paratë.

Besimi

Nuk po flasim për besimin fetar, edhe pse mund të jetë pjesë e tij. Po flasim për besimin që keni tek vetja, ëndrrat tuaja dhe biznesi juaj. Pa këtë besim, nuk ka rëndësi sa i mirë është produkti apo shërbimi juaj. Kemi parë dyshime të shkatërrojnë biznese që mund të ndryshonin botën. Dhe kjo ndodh, kur ndien se gjithçka që beson nuk të përket, është e vështirë të mbash besimin. Por, në momentin që humbet besimin në biznesin tënd dhe mendon se ëndrra jote është pak më e madhe seç duhet, ose beson se dikush tjetër mund t’i bëjë gjerat më mirë, keni mbaruar. Ju mund gjithashtu të hiqni dorë dhe të punoni për dikë tjetë.

Lexo: Këshilla: Si të mbani të sigurta paratë tuaja në internet

Preferoni t’i bëni gjërat në mënyrën tuaj? Duhet të besoni tek vetja  dhe në çdo aspekt të biznesit tuaj. Sigurisht që mund të ndryshoni mënyrën se si i bëni gjërat, por do t’i bëni sepse besoni në atë që po bëni dhe doni ta bëni më mirë.

Shëndeti juaj

Si sipërmarrës, shpenzoni më shumë kohë duke ecur dhe menduar për sipërmarrjen krahasuar me këdo tjetër. Nëse diçka nuk shkon mirë bie mbi supet tuaja. Kjo mund të jetë e rrezikshme dhe mund t’ju çojë në mendimet se nëse nuk punoni në biznesin tuaj gjithë ditën, çdo ditë, sipërmarrja do të dështojë. Besojuni njerëzve tuaj. Lërini të bëjnë punën e tyre dhe ju bëni tuajën. Sigurohuni që biznesi është i fortë. Kërkoni rrugë të reja për ta bërë atë më të fortë. Merrni përshtypje nga skuadra juaj dhe shpalosni planin tuaj. Gjatë gjithë kohës, shikoni se çfarë hani. Hidhini vazhdimisht një sy belit tuaj. Shkoni në palestër ose vazhdoni të bëni sportin tuaj të preferuar. Një mendje e fortë dhe e mprehtë kërkon një trup të fortë dhe të mprehtë, kështu që punoni fort në këtë drejtim. Ju nuk duhet të jeni një model sporti, por thjesht vendosni disa synime dhe arrijini ato. Pastaj vendosni synime të reja. Kjo do t’ju trajnojë të bëni të njëjtën gjë me biznesin tuaj. Jini proaktivë dhe shkoni tek doktori. Sipërmarrja juaj do më të mirën nga ju. Kjo do të thotë të kujdesesh për veten, kështu mund të mendoni qartë dhe ta drejtoni skuadrën tuaj në një të ardhme plot sukses.

Familja juaj

Ju doni t’u jepni fëmijëvë një jetë më të mirë se ajo që keni përjetuar. Por, të “peshkosh” disa lekë më shumë ndërsa duhet të jeni në shtëpi, mund t’ju kushtojë familjen tuaj. Ajo çfarë familja ka nevojë, është JU. Të jesh atje për ta mund të thotë që je zgjuar aq shpejt sa gjysmën e punës e ke bërë përpara se dikush të zgjohet. Në këtë mënyrë, në orën pesë pasdite mund të jesh kthyer në shtëpi. Nëse po kaloni tërë natën në zyrë kur familja po ju pret, nuk do të thotë se jeni një punëtor i zoti. Kjo është për shkak se keni dështuar në menaxhimin e kohës, produktivitetin dhe vendosjen e kufijve. Kur përmirësoni sjelljet tuaja, siguroni më shumë para dhe keni më shumë kohë për familjen tuaj.

Përvoja juaj

Ju jetoni një herë dhe pastaj vdisni. Nuk ka rrugë tjetër. Të ulesh në një zyrë gjithë ditën, çdo ditë, nuk ka kuptim. Ju jeni bërë shefi dhe duhet ta jetoni jetën plotësisht, ndaj jetojeni. Jini spontan. Shfrytëzoni mundësitë për të udhëtuar. Takoni personazhe të famshëm që mund të vijnë në qytet. Ju mund të mahnisni disa njerëz me llogarinë tuaj bankare, por kujtimet dhe përvojat e jetës e pasurojnë jetën tuaj dhe angazhojnë njerëzit rreth jush në një mënyrë që paratë nuk mund ta bëjnë. Dhe si bonus shtesë, përvojat jetësore ju japin më shumë se thjesht një histori. Ato ju japin ide. “Trondisin” mënyrën se si e shikoni botën.  Ata mund t’ju ndimojnë në zgjidhjen e një problemi që ju mundon prej kohësh.

Lexo: Jo të gjithë dinë të menaxhojnë paratë

Trashëgimia juaj

Pasi të keni vdekur dhe ikur, trashëgimia juaj është e vetmja gjë që do t’ju lidhë me njerëzit. Ju mund të lini një grumbull parash për të dashurit tuaj, por fakti se kush ishit ju në jetë, do të ketë ndikim më të madh tek ta. Vendosni më shumë kohë dhe energji në trashëgiminë tuaj sesa në biznesi juaj. Nëse dëshironi të mbaheni mend për vlerat që keni sjellë, dhe gëzimin, duhet të bëni më shumë sesa të hidhni sytë në llogarinë tuaj bankare. Bëjini njerëzit përparësinë tuaj. Trajtojini me mirësi dhe dhembshuri. Jini zemërgjerë me njerëzit pranë vetes. Dëgjoni kur dikush duhet të flasë.

Ju nuk do të dëshironit t’i kishit bërë gjëra ndryshe. Ju nuk duhet të keni frikë se çfarë do të thonë njerëzit për ju kur të keni shkuar. Do të jeni të kënaqur nëse e dini se së pari vendosni interesin e të tjerëve, si në jetën tuaj të përditshme ashtu edhe në ndërmarrjet tuaja të biznesit. Kjo është një trashëgimi që çdokush do të dëshironte. Paraja bën më të lehtë të kujdeseni për shëndetin, trashëgiminë dhe familjen tuaj. Ajo hap derën e përvojave dhe ju ndihmon të mbani besimin tuaj gjallë. Sidoqoftë, paratë nuk mund të zëvendësojnë asnjë prej këtyre gjërave. Ndaj, mos kërkoni para për kënaqësinë tuaj. Punoni shumë për të fituar shuma të mëdha parash dhe pastaj përdorini ato për të jetuar një jetë të shkëlqyer!

Entreprenur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0