5 Gabimet në email që të bëjnë jo profesional - Business Magazine Albania

5 Gabimet në email që të bëjnë jo profesional


Ndërsa teknologjia infiltrohet në çdo aspekt të jetës sonë, emaili është bërë një normë për komunikim profesional. Por për habinë tonë, gjithsesi shumë prej nesh bëjnë gabime emaili që na bëjnë ne të dukemi jo profesionistë, gjë për të cilën nuk jemi në dijeni.

Shmang këto 5 gabime në email dhe mesazhet e tua do të jenë më profesionalë.

1. Kriticizmi
Fjalët mund të duken më të ashpra, dhe kanë më shumë gjasa të mos kuptohen, kur lexohen në një ekran fluoroshent sesa po të japësh të njëjtin mesazh vetë personalisht. Nëse zgjedh të bësh kriticizëm nëpёrmjet një emaili, sigurohu që të zbusësh kriticizmin kontruktiv me disa fjalë më të buta para dhe pas tij, i njohur gjithashtu edhe si “komplimenti sanduiç”. Është shumë joprofesionale t’i shpërthesh dikujt me negativitet në një email. Zbute emailin tënd dhe bëji gjërat në mënyrë profesionale.

2. Zgjidh dërgimin e mesazheve në mënyrë private kurdoherë që është e mundur
Me kaq shumë volume emailesh, mund të jetë e mërzitshme të marrësh emaile të cilat kanë vetëm pak fjalë. Mesazhe të tilla duhet të dërgohen duke përdorur një sistem të çastit të mesazhimit ose thjesht duke dërguar një mesazh me tekst. Reduktimi i emaileve jo të rëndësishme është një mënyrë e mirë për të treguar aftësinë në vendin e punës.

3. Ngadalësimi i kohës së përgjigjies ose mos dhënia e një përgjigjie fare
Nuk është profesionale të japësh një përgjigjie të vonuar ose të injorosh tërësisht një email nga një koleg ose klient. Edhe pse nuk ke kohë, dërgo një email me vetëm një “Falemnderit!”, ose “E mora mesazhin tuaj!” dhe më pas dërgo një email tjetër brenda një periudhe të arsyeshme kohe. Filtrimi i emaileve dhe dhënia prioritet se cilëve emaileve duhet t’u dërgohet përgjigjie fillimisht do t’ju mbajë të azhornuar.

4. Emaile të dyfishta
Një bezdi që kanë punëdhënësit është kur dikush u dërgon shumë emaile rresht dhe nuk lë hapësirë të përshtatshme për përgjigjie. Nëse njerëzit nuk ju lënë të paktën 48 orë për të sqaruar gjërat me veten, mund të duken si shtytës dhe joprofesionistë.

5. Shprehjet e emocioneve
Simbolet e fytyrave me emocione janë për tekstet dhe mesazhimin e çastit, jo për emailet. Sado që mendoni se përputhet me përmbajtjen e një emaili, nuk duhet t’i përdorësh. Nuk ka gjë më shumë joprofesioniste se sa një simbol i tillë në fund të çdo paragrafi.

 

/Shkruar nga Peter Economy dhe publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0