a) Eksploroni potencialin e motorrëve të kërkimit
Një analizë e burimeve nga rrjedh trafiku i dyqaneve të e-commercit zbulon se 30.5% e trafikut të përgjithshëm vjen nga kërkimet organike në Google, Yahoo, Bing dhe motorrë të tjerë popullorë kërkimi. Kjo do të thotë se optimizimi i motorrit të kërkimit SEO për dyqanet online ka rëndësi dhe nga ky fakt bën sens që t’i kushtohet vëmëndje SEO-s.
Këto statistika tregojnë se ju duhet një strategji afatgjatë SEO dhe të planifikoni një strategji marketingu që do t’jua shpërblejë punën e bërë për të arritur rezultatet e dëshiruara në motorrët e kërkimit. Për më tepër, faqet tuaja të dyqaneve online duhet të jenë të ndërtuara në mënyrë të tillë që të ndihmojnë optimizimin e sitit në motorrët e kërkimit.
b) Eksploroni rezultatet e Youtube, CPC (Kosto-për-Klikim) dhe telefonit celular për të gjeneruar më shumë trafik
Kostoja-për-klikim (për çdo të ardhur që përfitoni nga një klikim në internet, një pjesë e të ardhurës shkon si shpenzim për “të shpërblyer” punën e motorrëve të kërkimit; kjo është pikërisht ‘cost-per-click’ ose kostoja-për-klikim). Bashkë me Youtube janë dy kanalet kryesorë marketing që janë të përgjegjshëm për rritjen e trafikut në dyqanet e e-commerce. Është një fakt që dihet botërisht tani se pjesa më e madhe e blerësve online përdorin telefonin e tyre për blerjet. Kjo do të thotë që dyqani juaj duhet të optimizohet për transaksione që kryhen nga telefonat ‘smart’.
Sipas një studimi të Scoop.it zbulohet se rreth 70% e blerësve përdorin tabletat dhe 47% e tyre përdorin smartphone. 43% e konsumatorëve të cilët kanë hasur në një eksperiencë negative të një faqe shitjeje online tentojnë të “migrojnë” drejt faqes së një konkurrenti.
c) Fokusohuni më shumë në vizitorët që kthehen sërish
Studimi i kryer nga Marketing Donut tregon se vizitorët e rinj shpenzojnë një mesatare prej 2 minutash dhe 31 sekondash krahasuar me 5 minuta dhe 31 sekonda që shpenzojnë vizitorët e vjetër, pra këta të fundit shpenzojnë rreth 2 herë më shumë kohë se sa ata të rinjtë nëpër dyqanet e e-commercit. Në terma të faqeve të vizituara për vizitë, analizat e Marketing Donut shpjegojnë se ndërsa vizitorët e rinj vizitojnë një mesatare prej 3.88 faqesh për vizitë, vizitorët e vjetër vizitojnë 5.55 faqe për vizitë. Vizitorët që kthehen shpenzojnë dukshëm më shumë se sa ata që hyjnë për herë të parë në një sit e-commerce.
d) Eksploroni më shumë trafikun gjatë ditëve të javës
Sipas Kissmetrics, më pak trafik ka gjatë fundjavavës dhe më shumë gjatë ditëve të javës. Kështu që e-commerce duhet t’i angazhojë më tepër burimet e saj gjatë ditëve të javës për të tërhequr konsumatorë online.
e) Luani sipas rregullave të “Facebook”, “Youtube” dhe “Twitter”
E ndërsa e njohim efektivitetin e mediave, nuk mund të themi se të gjithë rrjetet sociale janë njëlloj efektivë dhe të rëndësishëm për biznesin e e-commerce. Sipas Feedteck.com Facebook, Youtube dhe Twitter janë ndër rrjetet më popullore që shkaktojnë më shumë trafik për dyqanet e e-commerce se sa rrjetet e tjera. Kështu që ia vlen të optimizoni me kujdes faqet e biznesit tuaj online në Facebook, Twitter dhe Youtube me të gjithë elementet e nevojshme për të tërhequr klientët tuaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.