5 arsyet pse ju jeni të fiksuar pas Facebook-ut - Business Magazine Albania

5 arsyet pse ju jeni të fiksuar pas Facebook-ut

~6 minuta lexim


Jeni përdorues i rregullt i Facebook? Ndoshta këto arsye do t’ju bëjnë të ndryshoni mendjen.

1. Facebook “scrolling” është simptoma e zvarritjes

Facebook thekson tendencën tuaj për t’u zvarritur duke kërkuar njoftime duke bërë “scroll” pafund. Nuk ka rëndësi sa larg shkoni, ju do të vazhdoni të kërkoni për më shumë foto, meme apo statuse për t’u shpërqëndruar nga ajo që po bëni ndërkohë. Është e nevojshme të ndryshoni perceptimin tuaj për Facebook. Në vend që t’a shikoni si një vend ku mund të jeni social apo për të vrarë kohën, përkufizojeni Facebook si një armik që vret produktivitetin dhe qëllimet. Tani nuk duket më aq tërheqës, apo jo?

2. Shpërndarja e shumë postimeve në Facebook është një simptomë e vetmisë apo pasigurisë.

Facebook ngjan me një show televiziv real që trasmetohet 24 orë në ditë. A është e nevojshme t’i tregoni të gjithëve se çfarë keni ngrënë në drekë? Unë mendoj që jo. Ti nuk i ndan këto detaje për t’i shtuar vlerën jetës së njerëzve. Ti e bënë këtë sepse je i vetëm dhe i dëshpëruar. Të kërkosh opinion nga miqtë është një shenjë e pasigurisë dhe besimit në vetvete. Nëse ju merrni një koment negativ, atëherë ju jeni të gatshëm të fajësoni dukë tjetër, për të mbrojtur egon tuaj.

3. Të përgjosh në Facebook është një simptomë jo e shëndetshme e afeksionit apo krahasimit të vetes.

Facebook e bënë shumë të lehtë të jesh një përgjues. Ka dy arsye pse ju mund të përgjoni dhe asnjëra prej tyre nuk është e këndëshme. Nëse po përgjoni profilin e ishit tuaj, atëherë kjo do të thotë se ju vazhdoni të jetoni në të shkuarën. Nëse kontrolloni profilin e atij/asaj që pëlqeni, atëher ju shumë shpejt do të filloni t’i përgjoni dhe ata. Më mirë i dërgoni një mesazh të menduar mirë që të filloni një bisedë. Nëse gjërat shkojnë mirë atëherë ju mund të kaloni kohë së bashku. Përgjimi gjithashtu mund të jetë një formë e imponuar e mjerimit. Në ditët e sotme është e vështirë t’i rezistosh dëshirës për t’a krahasuar veten me dikë tjetër. Facebook iu mundëson t’a bëni këtë gjithashtu.

4. Të kontrollosh njoftimet në Facebook është një simptomë e padurimit.

Facebook përfiton nga dëshira juaj për kënaqësi të çastit. Trruri juaj merr një sasi dopamine sa herë ju shikoni një njoftim të sapoardhur. Dopamina është një kimikat në trrurin tonë që shkakton ndjenjën e kënaqësisë nga gjëra të ndryshme si ushqimi, seksi, dhe droga. Kënaqësia tingëllon mirë si teori, por dopamina është përgjegjëse për sjelljet që na shkatërrojnë. Duke u bërë skllav i pritjes së njoftimeve të reja ti je duke shatërruar veten. Sa herë që ju merrni një “like”, trruri juaj mendon se dikush ju pëlqen ju. Vazhdoni kështu dhe ju do të shëndrroheni në një të fiksuar për “like”.

5. Rifreskimi i shpesht i postimeve në Facebook është një simptomë e frikës se mos humbisni diçka (e njohur si FOMO).

Facebook e tërheq vëmëndjen tuaj duke ju bërë të mendoni se po humbisni diçka.

Ju e kontrolloni Facebook-un edhe gjatë një takimi sepse keni frikë mos humbisni ndonjë të re interesante. Ju kontrolloni mesazhet ndërkohë që i jepni makinës, sepse një mik mund të ketë diçka interesante për t’iu thënë. Ska rëndësi nëse e mërzisni personin që keni dalë në takim apo nëse përplaseni me makinë dhe vdisni. Këto mundësi janë të shumta, megjithatë ja vlen. Ishte sarkazëm, nëqoftëse nuk e kuptuat.

U bëra dramatik për t’iu treguar sa sjellje të pakujdesëshme janë këto. Por ajo që duhet të bëni është të shkëputeni nga varësia që keni për Facebook në mënyrë që të arrini më shpejt te qëllimet tuaja dhe të jeni më të qetë mendërisht.

/LifeHack.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos ndalo së mësuari, sepse jeta nuk ndalon së të mësuari.”
— Brian Tracy
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0