5 arsye pse ju duhet të keni një mentor - Business Magazine Albania

5 arsye pse ju duhet të keni një mentor


“Nëse kam qenë në gjendje të shoh më lart, është për shkak se kam qëndruar mbi shpatulla të gjigantëve“ – shprehet Isaac Newton.

Në fjalët e Isaac Newton, mentorët zgjerojnë vizionin, u japin mundësi mbrojtësve të arrijnë lartësi më të mëdha. Mentorët japin këshilla dhe burime të pamohueshme që nuk janë lehtësisht të disponueshme apo të arritshme. Gjatë udhëtimit tuaj ju do të keni nevojë për njerëz dhe njerëzit do kenë nevojë për ju. Secili prej nesh do të kërkojë ndihmë, mbështetje, njohuri, feedback dhe burime njerëzore në një moment gjatë udhëtimin tonë.

Vlera e mentorimit shkon përtej vetvetes. Është një dhuratë që vazhdon të japë dhe më kujtohet ky shkrim “në turmën e këshilltarëve (mentorimit) ekziston siguria.” Unë me të vërtetë e besoj këtë!

Lexoni: Në Kërkim të Mentorëve – Si mund të fuqizohet rinia për të arritur më shumë?

Mentorët e mëdhenj duhet të kenë atributet e mëposhtme:

Mentorët e mëdhenj ofrojnë burime jomateriale dhe mjete vitale që nuk janë në dispozicion ose të aksesueshme për shkak të përvojës, qasjes dhe pikëvështrimit të tyre.

  1. Mentorët e mëdhenj tregojnë interes në suksesin tuaj
  2. Mentorët e mëdhenj janë të veshur me suksesin tuaj
  3. Mentorët e mëdhenj mbështesin interesat tuaja
  4. Mentorët e mëdhenj fokusohen në ndihmën tuaj për të qenë më të mirët që mund të jeni
  5. Mentorët e mëdhenj nuk konkurrojnë me ju, por përkundrazi ju plotësojnë
  6. Mentorët e mëdhenj nuk kanë frikë nga sukseset tuaja ose nuk kërcënohen prej tyre

BusinessMag ju sjell në këtë artikull 5 arsye pse iu duhet një mentor:

Mentorët ju trajnojnë

Mentorët ju trajnojnë dhe ju përgatisin për ndryshim.

Ekonomia e sotme e fuqisë punëtore nuk vepron vetëm duke punuar fort, por duke punuar në mënyrë të zgjuar. Ju duhet të merrni gjërat më të zgjuara nga njerëzit, marrëdhëniet, proceset, mundësitë dhe strategjitë. Mentorët e mëdhenj ju ndihmojnë të merrni më të mirën nga këshillat e tyre të zgjuara.

Mentorët ju motivojnë

Mentorët ju motivojnë dhe transformojnë vizionin tuaj.

Ata ofrojnë ide, mendime dhe njohuri që ju sfidojnë dhe ju mundësojnë të shihni përtej guackës tuaj. Mentorët iu ndihmojnë të rrisni aftësitë tuaja të të menduarit. Mentorët ju ngrenë duke i bërë supet e tyre platformën tuaj. Ata ju mbështesin dhe ju nuk duhet të keqpërdorni besimin që ata kanë për ju, pasi vlerësimi dhe besimi i tyre do t’ju hapë dyert drejt suksesit.

Mentorët ju nxisin të bëni më të mirën

Mentorët ju shtyjnë për të shkuar më larg.

Ata nuk pranojnë që ju të rrini në rehatinë tuaj dhe ju sfidojnë gjithmonë që të shkoni më larg se sa mund të imagjinoni. Ata ju nxisin që të arrini suksese, ju udhëzojnë të nxirrni mësime nga dështimet tuaja.

Mentorët ju mbrojnë

Mentorët ju mbrojnë nga gabimet.

Mentorët mbrojnë “nxënësit” e tyre nga ekspozimi i parakohshëm. Ato ofrojnë njohuri se si të mbroheni dhe si të merrni vendime të shëndosha për biznesin tuaj. Këshillat e tyre parandalojnë gabimet që mund të ndrydhin suksesin. Mentorët me këshillat e tyre të shëndosha këshillojnë që të mos përfundoni në rrugë pa krye.

Lexoni: 3 mënyra se si sipërmarrësit mund të jenë mentorët më të mirë

Mentorët ju këshillojnë

Mentorët ndajnë me ju mësimet e jetës.

Mentorët i përdorin historitë dhe perspektivat e tyre për të pikturuar pamjen e madhe (big picture). Ata përdorin fjalët dhe veprimet e tyre për t’ju mbështetur. Ata përpiqen që ju të arrini më shumë sesa e keni menduar ndonjëherë që është e mundur. Për më tepër, mentorët kurrë nuk heqin dorë nga ju. Ata kurrë nuk ndalojnë besimin, inkurajimin dhe angazhimin për mbrojtësit të tyre. Mentorët e mëdhenj përpiqen që të bëjnë realitet vizionin e mbrojtësve të tyre.

burimi: Lifehack

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0