5 aplikacione që ju ndihmojnë për PR - Business Magazine Albania

5 aplikacione që ju ndihmojnë për PR


Pavarësisht nëse je një profesionist në marrdhëniet me publikun apo nëse nuk ke shumë informacion për të, ju duhet të mësoni si ta përdorni PR në avantazhin tuaj. Edhe nëse nuk keni një background në lidhje me PR, nuk do të thotë se ju nuk mund të mësoni sepse ka shumë mjete të cilat mund t’ju ndihmojnë.

Më poshtë janë 5 aplikacione që janë ideale për PR dhe startup-et:

 

5-aplikacione-që-ju-ndihmojnë-për-PR-business-mag

 

1. Upitch

Ky aplikacion është i pari në llojin e tij – një aplikacion për gazetarët dhe specialistët e PR. Por ka edhe më shumë. Është për çdo person i cili ka 1 histori për të treguar. Ju mund të krijoni një histori të shkurtër rreth 400 fjalë dhe mund të përfshini deri në 5 foto për ta promovuar atë.

 

 

 

2. Videolicious

Një nga mënyrat më të mira dhe më të njohura për të nxjerr fjalë për 5-aplikacione-që-ju-ndihmojnë-për-PR-business-magnjë biznes është të krijosh video që e lejojnë botën të shohim se çfarë biznesi është dhe në çfarë konsiston ai. Por, të bësh video nuk është gjithmonë aq e lehtë sa duket. Kjo ishte, deri sa doli Videolicious. Ju mund të bëni video mbreslënëse shpejt dhe me lehtësi. Logo juaj dhe slogani shtohen automatikisht dhe ju keni kontroll të plotë, me një pult që ju lejon të mblidhni video dhe të miratoni ato që do publikohen. Ka disa video me instruksione të quajtura ” video receta” që ju japin të gjitha këshillat që ju duhen për të krijuar video fantastike.

 

5-aplikacione-që-ju-ndihmojnë-për-PR-business-mag

 

3. Perfect 360 HD

Në qoftë se ju përdorni foto në ndonjë nga promovimet tuaj, ju keni nevojë për këtë aplikacion. Kjo do të ju lejojnë të bëni të gjitha llojet e rregullimeve si dhe ka mjete dixhitale kozmetike që ju lejojnë të rregulloni vetullat, të rritni buzët etj. Gjithashtu mund të aplikoni efekte të ndryshme, shtoni stickers dhe një tërësi gjërash të tjera.

 

 

 

4. AppPromo5-aplikacione-që-ju-ndihmojnë-për-PR-business-mag

Nëse ju nuk e dini se si të krijoni promovime për produktet tuaja dhe t’i nxirrni ato për pjesën tjetër të botës për t’i parë, ky aplikacion mund t’ju ndihmojë. Ky aplikacion do t’ju lejojë të krijoni promovime lehtësisht dhe më pas ta shpërndani në platforma në të gjithë botën. Ju do të gjeni këshilla të marketingut, një blog dhe shumë më shumë informacion që ju nevojitet për të bërë të njohur biznesin tuaj.

 

5-aplikacione-që-ju-ndihmojnë-për-PR-business-mag5. Friendly Social

Në qoftë se ju përdorni shumë rrjete sociale të ndryshme, ndonjëherë mund të bëhet e mundimshme menaxhimi i të gjithave prej tyre. Ky është momenti kur vjen iTunes Friendly Social. Ju do të jenii në gjendje për të kontrolluar të gjitha llogaritë tuaja të mediave sociale, duke përfshirë Facebook, Twitter, Facebook Messenger dhe Instagram, të gjitha në një vend, në mënyrë që tw mund t’i menaxhoni lehtë çdo gjë, pa pasur nevojë për të kaluar nga faqja në faqe. Ju mund të hyni me llogari të shumëfishta dhe është e lehtë për t’u përdorur. Ky aplikacion është i shpejtë dhe i sigurt.

 

Burimi: Shkruar nga Jane Hurst dhe publikuar në lifehack.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0