5 aftësitë më të rëndësishme që duhet të keni për punët e së ardhmes - Business Magazine Albania

5 aftësitë më të rëndësishme që duhet të keni për punët e së ardhmes


Vendet tona të punës janë duke ndryshuar dhe ndryshimet po ndodhin në mënyrë dramatike. Profesionistët duhet t’u kushtojnë vëmendje këtyre ndryshimeve dhe të përgatiten për punët e së ardhmes. Një aspekt i rëndësishëm i kësaj përgatitje është zhvillimi i aftësive që do t’ju ndihmojnë të keni sukses dhe të lulëzoni në realitetin e ri të dekadës së ardhshme. Shikoni si është zvhilluar karriera juaj në pesë vitet e fundit dhe mund ta imagjinoni se sa mund të ndryshojë në pesë vitet e ardhshme.

Më poshtë ju sjellim aftësitë më të rëndësishme të punës për të ardhmen, për të cilat duhet të filloni të mendoni që sot.

Pse gjithë këto ndryshime?

Ndryshimet po nxiten nga disa faktorë. Bota jonë është më e ndërlidhur se kurrë më parë, duke na lejuar lehtësisht të punojmë në distancë dhe të punojmë me njerëz nga kultura të ndryshme, njësoj sikur të ishim në një zyrë. Njerëzit po jetojnë dhe punojnë më gjatë, gjë që krijon një forcë pune të shumëllojshme. Për më tepër, ajo që dikur ishte fanta-shkencë është bërë realitet për shumë prej nesh, makineritë rrisin aftësitë tona, na lejojnë të përqëndrohemi në aktivitete të nivelit të lartë dhe madje mund të jenë edhe kolegët tanë sot. Punonjësit në shumë vende të zhvilluara janë në gjendje të mbledhin dhe përpunojmë të dhëna për t’i përdorur ato në avantazhin e biznesit, në një mënyrë që kurrë më parë nuk ishte e mundur.

Artikulli u publikua më parë në faqen 22 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 22 të saj.

Me gjithë këto ndryshime, aftësitë që punëdhënësit do të kërkojnë nga punonjësit e tyre dhe aftësitë që profesionistët duhet të zhvillojnë, kanë ndryshuar.

  1. Inteligjenca emocionale

Organizatat prej kohësh kërkojnë njerëz që janë emocionalisht inteligjentë, por kjo po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme sot. Çfarë është inteligjenca emocionale? Inteligjenca emocionale është aftësia jonë për të kuptuar dhe shprehur emocionet tona, si dhe të kuptojmë emocionet e dikujt tjetër. Tek zhvillimi i inteligjencës emocionale (EQ) duhet të përqëndrohemi çdo ditë e më shumë.

  1. Kreativiteti

Si qenie njerëzore, ne kemi aftësinë e mahnitshme për të qenë krijues. Kemi imagjinatë me mundësi për të shpikur gjëra të reja. Kreativiteti rrit inovacionin, e rrjedhimisht ekonominë.

Është mendimi i ri ai që do t’u japë kompanive një avantazh konkurrues. Ndaj, çdo kompani do të dëshirojë punonjës kreativë në të ardhmen. Nëse kompania juaj punëson njerëz që kuptojnë se si të bëjnë gjëra që askush tjetër nuk po bën, ju duhet të jeni të përgatitur për këtë. Është e rëndësishme të kuptoni që krijimtaria nuk është aftësi vetëm e artistëve. Kreativiteti mund të përmirësohet dhe nxitet në jetën e kujtdo.

  1. Fleksibiliteti dhe përshtatshmëria

Ajo që ne po shohim aktualisht është se ka më pak aftësi dhe punë për jetën. Prandaj, duhet të adaptohemi vazhdimisht dhe të mësojmë gjëra të reja. Ajo që kemi mësuar sot nuk do të jetë koherente në dy ose tre vitet e ardhshme. Të gjithë do të duhet të ndërtojnë aftësitë e tyre të fleksibilitetit dhe përshtatshmërisë, kështu që duhet të jeni të përgatitur të rinovoni aftësitë çdo disa vjet dhe të pranoni mënyra të reja për t’i bërë gjërat.

  1. Përpunimi dhe analizimi i të dhënave

Të dhënat janë karburanti i revolucionit të 4-të industrial që po përjetojmë sot. Kompanitë janë të bombarduara nga të dhënat. Këto të dhëna bëhen të pavlefshme për kompanitë, nëse njerëzit e tyre nuk kanë aftësi për përpunimin dhe analizën e tyre për të marrë vendime më të mira. Për momentin ekziston një hendek i madh i aftësive mbi përpunimin dhe analizimin e të dhënave në treg. Jo të gjithë duhet të jenë shkencëtarë, por të gjithë profesionistët duhet të jenë të aftë për përpunimin dhe analizmin e të dhënave. Hapi i parë për të përmirësuar përpunim-analizimin e të dhënave është të jeni kuriozë, të vazhdoni të pyesni “pse” dhe të zotëroni të dhënat në të cilat jeni të ekspozuar tashmë. Ju duhet të kuptoni se nga vijnë të dhënat dhe si t’i përdorni ato.

  1. Njohuritë teknologjike (tech-savviness)

Aftësia e fundit, por jo më pak e rëndësishme për punën e së ardhmes është njohuria teknologjike. Revolucioni i 4-të industrial po mbledh shumë tendenca kryesore teknologjike. Nga ana tjetër, këto teknologji individuale do të transformojnë bizneset, por së bashku ato po përfundojnë duke riformuar botën tonë. Këto teknologji përfshijnë inteligjencën artificiale, big data, robotikën, IoT, printimin 3D dhe blockchain. Të gjithë duhet të kuptoni se cilat janë këto ndryshime, sa shpejt po zhvillohen këto teknologji të ndryshme dhe çfarë do të thotë kjo për biznesin tuaj.

Tech – savviness: njohuri shumë të mira për teknologjinë moderne, veçanërisht kompjuterët.

Artikulli u publikua më parë në faqen 22 të numrit 22 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 22 të saj.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0