4 Tiparet e Sipërmarrjes së Elon Musk - Business Magazine Albania

4 Tiparet e Sipërmarrjes së Elon Musk


Elon Musk admirohet gjerësisht për sensin e tij të dallueshëm të sipërmarrjes. Ndërsa ka plot lidera impresionuesë, të paktë janë ata të cilët krahasohen me nivelin e tij të një “superheroi”.

Disa nga karakteristikat e Musk janë të rastit- si për shembull emigrimi nga Afrika. Ose pasja e prindërve të cilët u divorcuan kur ai ishte 9 vjeç. Ose pasja e një familje e cila mund të përballonte arsimimin më të mirë për të. Shumë prej karakteristikave më të theksuara sipërmarrëse të Musk, janë gjithsesi zgjedhje të sjelljes që mbeten brenda kontrollit tënd.

Ndaj ndalemi te elementët e veçantë të “përbërjes”së tij.

Imagjinata
Si një fëmijë në Afrikë, ai kishte lexuar rreth Shteteve të Bashkuara në librat komikë dhe ndau mendjen të vijë në SHBA. Në universitet, ai u bind se kishte tre fusha të cilat do të ndikonin më tepër në ndryshimin e botës për mirë: Interneti, energjia e qëndrueshme, dhe aftësia për të jetuar jashtë planetit tonë. Dhe ai u ka qëndruar këtyre ëndrrave të tij.

Këmbëngulja
Kur ndërhyn në sisteme, ndërtimi i infrastrukturës së re është një proces i dhimbshëm që konsiston në dy hapa përpara dhe një hap pas.

Musk eksperimenton këmbënguljen në çështje më mondane gjithashtu. Për shembull, në shkurt të këtij viti, pas më shumë se një dekade, ai më në fund mori domainin Tesla.com. Para këtij viti, kompania e tij e makinave figuronte në TeslaMotors.com.

Përçarja e Sistemeve
Kur Musk e praktikoi për herë të parë sipërmarrjen e tij, eksplorimet e tij ishin më pak spektakolare se sa fluturimet në hapësirë. Në fakt, bizneset e tij të pakta ishin më shumë si bizneset e tjera: një lojë kompjuterash, një klub nate dhe një guidë turizmi online. Shitja e asaj guide, Zip2, i dha atij kapitalin e tij të parë domethënës, të cilin e investoi muajin e parë në kompani dhe që u bë Paypal.

Që prej asaj koje, ai është targetuar gjithmonë si një që përçan sistemet në vend që inovon në mënyrë progresive. Në fjalë të tjera, Musk do të kishte më shumë gjasa që të shpikte impiante komunikimi që zëvendësojnë smartphone (sistematikë) se sa të ndërtonte një aplikacion (në mënyrë progresive).

Angazhimi
Tipari i katërt sipërmarrës që përsëritet të Musk është sensi i thellë i angazhimit. Një shembull gjerësisht i cituar i kësaj ishte plani i tij i kompensimit në Tesla, i cili shmang pjesën më të madhe të pagave dhe bnuseve në cash, dhe që paguan në opsione të aksioneve vetëm nëse Tesla arrin objektivat operacionalë të vendosur nga Bordi. Ju mund ta shikoni gjithashtu angazhimin në mënyrën se si i përballon Musk reagimet e ashpra.

Mendoni rreth këtyre tipareve- çfarë do të ndryshonte në jetën tënde nëse do të ndiqje imagjinatën, t’i qëndroje fort asaj, të realizoje qëllimin tënd përsa i përket sistemeve në mënyrën tënde, dhe të tregoje angazhim të plotë për ëndrrat e tua?

 

/Shkruar nga Lisa Calhoun dhe publikuar nga Inchttp://www.inc.com/lisa-calhoun/elon-musks-top-4-entrepreneurial-traits.html?cid=em01020week17a.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0