Businessmag.al ishte në kërkim të librave më tërheqës dhe interesantë në fushën e biznesit dhe zhvillimit personal e profesional. Pas intervistave të zhvilluara me përfaqësues të disa shtëpive botuese (disa prej të cilave vijnë nga Kosova), ne ju tregojmë librat më të kërkuar nga të rinj, sipërmarrës e profesionistë.
1- “Strategjia e Biznesit”, i Brian Tracy. Libër që jep këshilla për sipërmarrësit, si të ndërtojnë një strategji efektive për të nisur një biznes, duke marrë në konsideratë disa elementë që nga misioni, vizioni, elementë të marketingut, menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, etj. Albert Gjoka, përfaqësues i Bukinist.al tregon se, Brian Tracy është nga autorët më të kërkuar dhe njëherësh më i përkthyeri në gjuhën shqipe, në Shqipëri dhe Kosovë. Bukinisti ka bërë një set, ‘Biblioteka e sipërmarrësit”, suksesi i biznesit të Brian Tracy dhe po rezulton ndër setet më të kërkuara.
2- “Suksesi i Menaxhimit në Shitje”. Një libër që ka këshilla bazike e praktike për shitjen, po nga Brian Tracy. Libri propozon modelin e ri të shitjes ndryshe nga ai tradicional, që fokusohej më pak te prezantimi dhe më shumë te shërbimi. Modeli i propozuar nga Brian Tracy është ai ku marrëdhënia shitës-klientë është një marrëdhënie besimi, që nga mënyra si prezantohesh me klientin.
3- Pushteti i Pakufishëm, është një libër tjetër për zhvillimin personal i Anthony Robbins, i mbërritur së fundi në tregun tonë. “Më parë lexuesi shqiptar e njeh Tony Robbins me librin “Zgjoni gjigandin tuaj të brendshëm”. Pushteti i pakufishëm është i rekomanduar në të gjithë botën pasi është një mjet thelbësor për displinën dhe rritjen e zhvillimit personal. Përmes këtij libri, lexuesi do të mund të mësojë shumë thjeshtë si do të ndryshojë gjendjen emocionale, si të përgatitet për situata të caktuara.
4- Biografia e Jack Ma, themeluesi i Ali Baba. Biografia e një autore kineze, që gjendet në print, por edhe tek Bukinist.al, online. Libri jep detaje nga jeta e Jack Ma që nga periudha kur ai ishte fëmijë i një familje të varfër që shëtiste turistët e huaj me një tricikël. Autorja tregon si ai u apasionua me mesimet e anglishtes, me tregtinë ndërkombëtare dhe si rrugëtoi drejt suksesit që arriti përmes zhvillimit të tregtisë online. “Është një libër që do t’u vlejë shumë gjithë atyre njerëzve që pëlqejnë sipërmarrjen, pasi tregon historinë e një personi të varfër që u bë një nga miliarderët dhe sipërmarrësit më të fuqishëm në botë,” thotë Albert Gjoka.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.