4 kërkesat e Dhomës Amerikane të Tregtisë për qeverinë


Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri vlerëson veprimet e Qeverisë, për të mbrojtur popullin shqiptar nga përhapja e COVID-19. Shpallja e Emergjencës Kombëtare, së bashku me masat mbi distancimin social, kanë ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të virusit.

Në të njëjtën kohë, Dhoma bën të ditur se po ndjek me shqetësim efektet e pafavorshme që këto masa po shfaqin në komunitetin e biznesit në Shqipëri. Një numër i madh biznesesh në të gjithë sektorët, iu është dashur të zvogëlojnë ose pezullojnë plotësisht aktivitetin e tyre në përputhje me urdhërat e reja të Qeverisë. Ata po përjetojnë një rënie të konsiderueshme të xhiros se te ardhurave. Kjo rënie e të ardhurave po pengon shumë biznese të përmbushin detyrimet e tyre financiare, përfshirë më të rëndësishmen, pagimin e punonjësve të tyre.

Disa nga këto biznese janë nga punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, duke punësuar qindra mijëra njerëz –me një impakt jetik për shoqërinë dhe ekonominë tonë.

Dhoma i bën thirrje Qeverisë të ndërmarrë disa hapa të vështirë, por kritikë për të mbështetur të gjithë punëdhënësit në Shqipëri gjatë kësaj periudhe. Mbështetja e punëdhënësve në këtë periudhë, ku disa prej tyre po planifikojnë riorganizime të fuqisë punëtore, është thelbësore për mbështetjen e punonjësve dhe jetike për këta individë, familjet e tyre dhe ekonominë tonë. Në mënyrë të veçantë, Dhoma i bën thirrje Qeverisë të miratojë katër propozimet e mëposhtëme:

Sigurohuni që të gjitha bizneset, pavarësisht nga madhësia të kenë mundësi aksesi në Fondet e Emergjencës COVID -19 në mënyrë që të vazhdojnë aktivitetin gjatë kësaj periudhe. Është e pamundur të theksojmë sa duhet rëndësinë e jashtëzakonshme të likuiditetit për bizneset në këtë kohë kritike dhe spiralet e rrezikshme ekonomike që vijnë nga mungesa e tij. Pas njoftimit mbi masat në përdorimin të fondit të garancisë, është e rëndësishme që të jepen menjëherë në vijim detaje specifike mbi funksionalitetin e këtij fondi. Kreditë që do të garantohen nga ky fond duhet të akordohen me norma minimale ose Zero, duke marrë parasysh që fondi i garancisë ndihmon institucionet financiare që të ulin ndjeshëm rrezikun e tyre. Për më tepër, kompanitë, borxhi i të cilave përfshin shuma që i detyrohen Qeverisë, nuk duhet të marrin kredi për të përmbushur këto detyrime.

Qeveria duhet të pezullojë këto borxhe deri sa këto kompani të rifillojnë aktivitetin normal të biznesit. Për kompanitë që kanë TVSH të pakredituar, rimbursimi duhet të jetë i shpejtë dhe të shmangë procedurat e gjata dhe të ndërlikuara.

Lexo: Nisin pushimet nga puna. 70% e kompanive do të shkurtojnë vende pune sipas Bashkimit të Prodhuesve

Siguroni përfitime të Pagesës së Papunësisë për të gjithë punonjësit e kualifikuar, pavarësisht nga madhësia e kompanisë që po i pushon ata. Paga e papunësisë ka për qëllim të ndihmojë individët, jo kompanitë. Si e tillë, përfitimet individuale nuk duhet të lidhen me madhësinë e punëdhënësit. Bazuar në ligjin numër 45/2019 për emergjencat civile, ne rekomandojmë që të gjithë punonjësit që vazhdojnë të kenë një raport me punëdhënësin e tyre, por aktualisht janë në shtëpi për shkak të mosfunksionimit të biznesit ose janë prekur rëndë prej tij, duhet të përfitojnë nga pagesa e papunësisë, pavarësisht nga madhësia e biznesit të punëdhënësit të tyre.

Shtyni parapagimin e taksave për vitin 2020. Taksat parapaguhen duke marrë parasysh të ardhurat e deklaruara gjatë të njëjtës periudhë një vit më parë. Por, ky nuk është një vit i zakonshëm. Qeveria e ka pranuar dhe zbatuar këtë qartësisht, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe duke imponuar masa shumë të rrepta për popullin dhe bizneset shqiptare. Ne ju rekomandojmë të pezulloni të gjitha kërkesat e parapagimit të taksave dhe të miratoni një legjislacion që do t’i lejojë kompanitë të bëjnë pagesa të vonuara me këste. Për më tepër, ne rekomandojmë që taksat lokale, sigurimet Shoqërore dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale, të pezullohen të paktën për një periudhë dy mujore.

Ne nxisim Qeverinë që të konsultohet me palët e interesit përpara se të marrë vendime me pasoja të rëndësishme për bizneset. Çdo masë e marrë dhe e aprovuar në ligj, duhet të reflektojë nevojat e komunitetit të biznesit. Dhomat e Tregtisë në Shqipëri kanë një pasuri informacioni dhe ruajnë pulsin mbi komunitetin e biznesit. Ne jemi të lumtur të asistojmë Qeverinë me informacione dhe ekspertizë, në mënyrë që të lehtësojë në këto kohë pasojat mbi komunitetin e biznesit, dhe për rrjedhojë, edhe mbi gjithë shoqërinë tonë.

Organizatat përfaqësuese të biznesit janë të domosdoshme gjatë kësaj krize dhe duhet të jenë pjesë e tryezes së diskutimit. Inputi i tyre do të rrisë ndjeshëm cilësinë dhe qëndrueshmërinë e ligjeve që ju hartoni dhe njëkohësisht efikasitetin e masave në planin afatgjatë.

Propozimet e mësipërme janë rezultat i një procesi të detajuar dhe gjithëpërfshirës. Ato reflektojnë reagimet e një pyetësori të zgjeruar me anëtarët tanë që përfaqësojnë një ekuivalent prej 21 përqind të ekonomisë shqiptare, një përmbledhje të një analize cilësore nga tre komitetet tona: Taksave, Ligjore dhe e Investimeve, si dhe praktikat më të mira lidhur me COVID-19 nga netëork-u i 109 Dhomave Amerikane nëper botë.

Dhoma Amerikane ju nxit të merrni në konsideratë këto katër propozime. Ne jemi të bindur se këto hapa do të bëjnë të mundur lehtësimin e duhur, rritjen e likuiditetit dhe aksesit në kapital, që do të ndihmonte biznesin të vazhdonte aktivitetin gjatë kësaj kohe.

 

 

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale