4 gjërat që mund të bësh sot për të fituar më shumë para çdo ditë

4 gjërat që mund të bësh sot për të fituar më shumë para çdo ditë

Jo të gjithë dinë të menaxhojnë paratë


Paratë nuk janë e vetmja arsye për të nisur dhe rritur një biznes. Nëse biznesi yt nuk po bën para, atëherë ke një “hobi” të ri. Ka shumë aktivitete që mund të bëni, të cilat mund të duken sikur ju japin të ardhura, por në fakt nuk e bëjnë. Sipërmarrësit e suksesshëm i evitojnë ato gjëra që i bëjnë që të humbasin kohën dhe fokusohen në ato që do t’i bëjnë bizneset e tyre të rriten.

Janë 4 gjëra që mund të bëni sot, të cilat rrisin të ardhurat në biznesin tuaj. Këto strategji janë të thjeshta, por të arrira dhe i kanë rezistuar testit të kohës dhe teknologjisë. Biznesi juaj mund të përjetojë rritje të madhe me fokusin e duhur.

  • Shit më shumë nga ç’je mësuar të shesësh

Ka shumë shanse që nëse je në një biznes të shesёsh. Pavarësisht se mund ta dish se sa e rёndёsishme ёshtё kjo, mund të mos e kesh kuptuar se nuk po shet mjaftueshëm. Kur shet, mund edhe të mërzisësh disa njerëz, por nuk ka problem. Nëse në mënyrë të vazhdueshme po sjell vlerë për audiencën, ke fituar “të drejtën” për t’i treguar asaj për ofertat speciale që ke. Shit më shumë nga ç’je mësuar të bësh dhe do t’i shohësh shitjet e biznesit tënd të rritën, rrjedhimisht edhe të ardhurat. Audienca kërkon të blejë nga ty, por ata kanë nevojë të dinë se çfarë po ofron. Tregoju atyre vazhdimisht.

  • Investo çdo ditë në strategji që sjellin të ardhura

Është një tendencë e natyrshme për njeriun që kur zgjohet në mëngjes të bëjë atë që beson se ka më shumë urgjencë. Ne kontrollojmë email-in, bëjmë ndonjë postim në mediat sociale dhe mund të bëjmë dhe disa telefonata. Nise çdo ditë duke ndjekur mundësitë e mira, të cilat kërkojnë vetëm pak punë për t’u përfunduar. Mund të mos bësh një shitje çdo ditë, por me kalimin e kohës do t’ia arrish duke iu afruar kështu edhe qëllimit final.

Lexo: Rastet kur duhet t’i shpenzoni paratë dhe jo t’i kurseni ato

  • Ofro vlerë e cila çon në ndërtimin e listës së klientёve

Shitjet realizohen kur konsumatorët e kuptojnë se për çfarë po flet dhe e dinë se kanë marrë vlerë prej teje. Vlera shpërndahet më mirë kur ajo që jepni është praktike për jetën e një personi. Produktet, shërbimet dhe informacioni yt duhet tё tё dallojnё nga konkurrenca. Ato duhet të kenë vlerë të pamohueshme, sepse ti u ke dedikuar kohë mjaftueshëm që ato të kenë këtë vlerë. Dhe këtë vlerë vendose në faqen tënde të internetit, mediat sociale ose kudo që reklamon. Kjo do të rrisë të ardhurat.

  • Ekspozohu në mënyrë masive

Mediat sociale kanë miliona përdorues. Ti mund të vendosësh artikuj në portale shumë të mira reklamimi për të tërhequr konsumatorë potencialë.
Interneti dhe rrjetet sociale na kanë lidhur dhe na kanë dhënë mundësinë për të patur akses në një bazë të pakufizuar konsumatorësh potencialë. Bëj që emri dhe artikujt e tu të biznesit të shfaqen në audienca të gjëra dhe në këtë mënyrë të kthesh një pjesë prej tyre në konsumatorët e tu. Ekspozimi masiv do të të afrojë drejt objektivave shumë më shpejt.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0