4 Gabime të zakonshme që duhet të shmangni në biznes

4 Gabime të zakonshme që duhet të shmangni në biznes


Në ditët e sotme kur teknologjia po ecën me ritme të shpejta dhe të gjithë konkurojnë për të sjell risi, lind dëshira për të patur një produkt i cili më vonë mund të kthehet në biznes. Të shumtë janë startup-et apo sipërmarrësit e rinj që po luftojnë për të qënë në majë.

Megjithatë suksesi i vërtet nuk blihet dhe nuk arrihet me një kapsitje të syve. Është një udhëtim i vështirë dhe shpesh shoqërohet me gabime që lindin gjatë rrugës.

Këto janë gabimet që bëjnë shpesh sipërmarrësit e rinj:

Të ndihesh superior

A e keni dëgjuar shprehjen, “Krenaria vjen para rënies”? Epo, ja që e mësuat tani.

Kur njerëzit fillojnë të ndihen të paarritshëm, ata nuk arrijnë të shohin gjërat e vogla që e bëjnë një biznes të funksionojë. Prandaj shumica dështojnë.

Merrni shembull nga Jeffrey Hayzlett. Kur ishte Shefi i marketingut të Kodak ai i pastronte vet tapetet. Kjo është një mënyrë për të shmangur hipnozën e përsosmërisë.

Të festosh përpara fitores

Në biznes, gjërat lëvizin shumë shpejt. Prandja disa njerëz fillojnë të gëzohen para kohe.

Për shembull, kompania kineze e smartphone-ëve Xiaomi shiti 72 milionë smartphone në vitin 2015. Ata menduan se arritën majën prandaj filluan festimet. Por entuziasmi nuk zgjati shumë. Në vitin pasardhës ata humbën 20% të aksioneve globale në tregun e smartphone-ëve sepse nuk kishin asnjë mundësi për zgjerimin e tregut të tyre në Kinë.

Edhe kur je i suksesshëm, gjithmonë tregohu i gatshëm për sfidat e ardhshme. Terreni i ri gjithmonë sjell sfida të reja. Shiko përpara, jo mbrapa.

Asnjëherë mos u dorëzo

Emrat më të mëdhenj që njihni sot, nuk janë bërë të suksesshëm brenda natës. Është thelbësore që të mos dorëzoheni edhe atëherë kur ndiheni të pafuqishëm.

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, është një shembull i mirë. Jeff nuk nxorri asnjë fitim nga Amazon në nëntë vitet e para. Imagjinoni sikur ai të ishte dorëzuar. Ai asnjëherë nuk do të ishte bërë një nga njerëzit më të suksesshëm në botë. Nesë biznesi juaj nuk po bën para tani nuk do të thotë që nuk do të bëj më vonë.

Asnjëherë mos u dorëzo.

Të nënvlerësosh gjatësinë e udhëtimit

Ky është mësimi më i rëndësishëm. Shumë kompani kanë bërë një rrugë të gjatë për të arritur suksesin që kanë sot. Për shembull: FedEx, Amazon dhe Microsoft.

ESPN është një shembull tjetër. Ata filluan në vitin 1978. Ata u përballën me një periushë shumë të vështirë përpara se të fillonin të mblidhnin fitime në mes të viteve 1980. Sot ata janë një nga kanalet më të mëdhenj sportive në botë.

Nëse do të jesh i suksesshëm duhet të durosh, rruga është e gjatë.

Këto janë katër gabimet që shumica e sipërmarrësve të rinj bëjnë. Kuptojini ato dhe nxirrini jashtë sistemit tuaj që të jeni i sigurt në rrugën tuaj drejt suksesit si një pronar biznesi.

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0