4 fjalitë që shefi juaj do shumë t'i dëgjoj - Business Magazine Albania

4 fjalitë që shefi juaj do shumë t’i dëgjoj


Fakt: Në një moment të caktuar, secili prej nesh ka (ose ka patur) një shef.

Ne presim që drejtuesit tanë të na udhëheqin, të na udhëzojnë dhe të jenë mentorët tanë.

Por menaxherët nuk dinë gjithçka, dhe ata kanë nevojë për ndihmën tonë. Për fat të keq, vetëm drejtuesit më të mirë e kërkojnë atë.

Por pse duhet të presësh të të pyesin? Këtu janë katër fjali të vogla që çdo shef do shumë t’i dëgjoj t’i thoni, dhe që do t’iu ndihmojnë të shkëlqeni së bashku me drejtuesin tuaj:

1. “Është faji im.”

Është e frikshme të pranosh diçka që nuk ka shkuar mirë. Shumë shpesh njerëzit nuk janë të përgjegjshëm ose refuzojnë të jenë, duke e drejtuar gishtin diku tjetër. Zakonisht, ekziston frika e hakmarrjes nëse bëjmë një gabim.

Por të gjitha gjërat duhen marrë në konsideratë, marrja e përgjegjësisë për diçka që keni bërë ose ngritja e dorës kur shihni diçka që mund të dëmtojë potencialisht kompaninë tuaj është një domosdoshmëri.

2. “Unë kundërshtoj sepse…”

Shefi juaj nuk mund të pëlqejë ose të pajtohet me atë që ju thoni, por ai dëshiron të punojë me një ekip që nuk ka frikë të flasë, në vend të një tufe me burra dhe gra që thonë vetëm “po”. Ju jeni punësuar për gjykimin dhe aftësitë tuaja. Jini të respektueshëm, por sigurohuni që të flisni çdo mendim kur ai i shërben kompanisë dhe qëllimeve të saj. Udhëheqësit e vërtetë do t’a dëgjojnë atë që ju thoni dhe do t’iu respektojnë.

3. “Dalë unë vullnetar.”

Ne të gjithë kemi pasur (ose të njohur) atë punonjësin që shikon orën çdo minutë ose bën minimumin e punës.

Por sa mirë do të ishte, që dikush nga stafi të dilte vullnetar për të marrë përsipër projekte, dhe ai ose ajo do të bëjë çfarë do që ju kërkoni, pa kushte?

4. “A mund t’iu ndihmojë?”

Gjithmonë ka më shumë gjëra se sa kohë dhe burime për t’i bërë ato. Drejtuesit me inboxe të tejmbushur dhe takime të pafundme nuk mund t’i realizojnë dot të gjitha.

Pyetja “Mund t’iu ndihmojë?” është një ftesë e hapur për shefin tuaj, duke e lënë atë të kuptojë se ka një krahë ku mund të mbështetet dhe të delegojë detyra për t’i realizuar ato në kohë.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0