4 arsyet PSE duhet të shisni shtëpinë me ndihmën e një AGJENTI IMOBILIAR

4 arsyet PSE duhet të shisni shtëpinë me ndihmën e një AGJENTI IMOBILIAR


Shitja apo blerja e një pasurie të paluajtshme është një shqetësim më vete. Duhet të gjeni kohën të shkëputeni nga puna. Duhet të gjeni njeriun e besuar dhe të informoheni shumë mirë për çmimet e zonës. Po vetë banesa çfarë vlere do të ketë? A është çmimi që keni menduar ai real, apo mbart brenda vetes edhe emocionet e kujtimet tuaja në atë banesë?! A rrezikoni të humbisni klientë për shkak të çmimit të lartë dhe të kërkoni sërish leje në punë për takimin e radhës me klientin potencial?! Ekspertët e Bejd Group Agency, parashtrojnë 4 arsye pse duhet ta shisni shtëpinë përmes agjensisë imobiliare.

1- Një profesionist i Pasurive të Paluajtshme do t’ju ndihmojë të mbani larg emocionet kur të shisni shtëpinë tuaj. Shitja e shtëpisë është një proçes tipik që përfshin emocionet. Agjenti juaj do t’ju ndihmojë që t’i vendosni shtëpisë tuaj një çmim të pa ndikuar nga gjendja juaj emocionale teksa e shisni atë. Me ndihmën e tij do të vlerësoni si duhet ofertat që ju vijnë dhe të perballoni siç duhet çdo refuzim që mund të hasni.

Artikulli u publikua më parë në faqen 78 të numrit 21 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 21 të saj.

2- Shitja e shtëpisë tuaj është një punë me kohë të plotë për agjentin. A mund të lini gjithë punët tuaja sa herë që një “bleres potencial’’ dëshiron të shikojë shtëpinë? A mund të largoheni nga një takim pune shumë i rëndësishëm sa herë që ju bie telefoni? Në fund të një dite të gjatë pune, a keni energjinë e mjaftueshme për të marketuar si duhet shtëpinë tuaj tek të tjerët? Jeni ekspert në marketingun e pasurive të paluajtshme? Një agjent mund t’i bëjë të gjitha këto për ju madje edhe më shumë.

3- Rrjeti i gjerë i njerëzve dhe kualifikimet. Agjenti imobiliar ka një rrjet mjaft të gjerë njerëzish dhe njohjesh, te të cilët mund të prezantojë pronën tuaj. Për më tepër, ai mund të kuptojë nëse dikush që është i interesuar për të parë shtëpinë tuaj, është një blerës potencial i kualifikuar apo është thjesht një ëndërrimtar kurioz që është duke kaluar në atë lagje. Është një angazhim që merr shumë kohë kur të duhet të ndalosh çdo gjë që je duke bërë, për ta bërë shtëpinë tëndë të duket perfekte dhe t’ua tregosh atë blerësve. Në të njejtën kohë, është disi e çuditshme për blerësit të kenë pronarin të pranishëm në momentin që shikojnë shtëpinë; kjo nuk ndodh nëse ata do t’i shoqërojë agjenti i shitjes përgjatë tur-it në shtëpi. Le ta pranojmë, është e sikletshme kur shitësi është aty dhe blerësit do të ndihen sikur nuk mund të eksplorojnë të gjithë shtëpinë ose të imagjinojnë veten duke jetuar në atë shtëpi, me pronarin aktual rrotull.

4- Negociatat në pasuritë e paluajtshme janë të komplikuara. Agjenti imobiliar jo vetëm që është i mirëinformuar për negocimet e mundshme rreth çmimeve të pasurive të paluajtshme, por gjithashtu është i përgatitur rreth çdo gjëje tjetër që ka të bëjë me tregun imobiliar. Nga inspektimet për shtëpi, dhënia e informacioneve shpjeguese deri te mbyllja e kontratës, agjenti juaj di të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e tregut, duke bërë kështu që ju të merrrni maksimumin gjatë gjithë proçesit të shitjes. 5- Më e rëndësishmja Shitja e shtëpise tuaj, me shumë gjasa do të jetë një nga transaksionet më të mëdha të jetës tuaj. Mund të mundoheni ta bëni të vetëm këtë duke u përpjekur të mos harxhoni para, por marrja e një agjenti imobiliar ka shumë avantazhe.

Ata bëjnë një ekspozim më të gjerë të pronës tuaj, ju ndihmojnë të arrini marrëveshje me çmime më të leverdisshme për xhepin tuaj, i dedikojnë shumë kohë pronës tuaj dhe ju ndihmojnë për ta bërë gjithë proçesin më të lehtë duke mbajtur larg përfshirjen emocionale që mund të sabotojë një shitje të suksesshme.

Artikulli u publikua më parë në faqen 78 të numrit 21 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 21 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0