302 raste me COVID-19 dhe 3 viktima gjatë 24 orëve të fundit

302 raste me COVID-19 dhe 3 viktima gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19

301 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 18,250.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 pacientë: një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Lexoni: Nuk do të ketë vaksinë për COVID-19 para zgjedhjeve amerikane

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë, 30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh, 5 raste në Krujë dhe Librazhd, 4 raste në Has dhe Peqin, 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat, 2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0