Stresi i jetës së përditshme mund të jetë dërrmues. Ruajtja e marrëdhënieve, avancimi në punë, mbajtja e një stili jetese të shëndetshëm – të gjitha këto kërkojnë kohë dhe përpjekje dhe mund të jenë të vështira për t’u menaxhuar.
Për fat të mirë, ka mënyra të shpejta dhe të lehta për të ndihmuar në lehtësimin e stresit dhe ankthit. Për të filluar, “i jepni vetes mundësinë për të ndjerë ato emocione”, thotë ekspertja e lumturisë Jessica Weiss. Ajo sugjeron të ndani 15 deri në 20 minuta në ditë për të qenë të trishtuar, të zemëruar, çfarëdo që ju nevojitet. Kaloni atë kohë duke ndarë ndjenjat tuaja me një mik, ose bëni disa ushtrime për t’i larguar ato.
Hapi tjetër është të “ndryshoni skenarin mbi atë barrë”, thotë Weiss, dhe të shtoni gëzim në jetën tuaj. Ja tre mënyra të thjeshta për ta arritur këtë.
1. Mbani një ditar gëzimi
Mbajtja e një ditari gëzimi është një mënyrë e thjeshtë për të filluar të ndiheni më mirë. Merr një fletore bosh dhe në fund të ditës, shkruaj tri gjëra që të kanë sjellë gëzim atë ditë dhe pse, sugjeron Weiss. Momentet e gëzimit që shtoni në ditarin tuaj nuk duhet të jenë të mëdha. “Mund të jetë, për shembull: ‘O Zot, kam pirë një kapuçino të shkëlqyer dhe të shijshme’, ose mund të jetë: ‘Shefi im më në fund më vlerësoi për punën që kam bërë për gjashtë muaj’.”
Çështja është që të analizoni ditën tuaj për çdo gjë, sado e vogël, që mundësoi ngritjen e humorit, gjë që mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e humorit në përgjithësi.
2. Krijoni momente të befasishme mirënjohjeje
Përfitimet e shprehjes së mirënjohjes ndaj të tjerëve janë vërtetuar prej kohësh.
“Ju jeni duke lëshuar një lloj goditjeje dopamine brenda vetes duke shprehur se sa një person tjetër ka pasur ndikim tek ju,” thotë Weiss. Personi që merr atë mirënjohje merr edhe ato “kimikatet e ndjesisë së mirë”.
Lexo edhe: 3 forma se si mund t’i falni më shumë dashuri vetes suaj!
Por, momentet surprizë të mirënjohjes janë në të vërtetë momentet që nxisin gëzimin, thekson ajo. Me mirënjohje të befasishme, nënkuptohen momentet në të cilat ju falënderoni dikë shumë kohë pas ngjarjes për të cilën jeni mirënjohës. Le të themi se keni vizituar spitalin për një procedurë disa muaj më parë, por po u dërgoni infermierëve që ndihmuan në kujdesin për ju një kartë falënderimi tani, kjo do të ishte një shembull për t’u treguar atyre mirënjohje të befasishme.
Ajo rekomandon të shprehni mirënjohje të befasishme çdo tremujor.
3. Shijoni momentin
Së fundi, Weiss rekomandon të shijoni momente të veçanta. Pavarësisht nëse ka një perëndim të bukur dielli gjatë shëtitjes tuaj për në shtëpi, ose sapo keni marrë një kompliment, nuk duhet ta lejoni të kalojë pa e vlerësuar. Ju duhet të merrni një moment, të pranoni gëzimin që po ndjeni. Krijoni një imazh mendor të asaj që po shihni dhe fokusohuni në ndjesitë që përjetoni në trupin tuaj, çdo gjë që ju ndihmon ta përjetoni më thellë. Ka një studim që tregon se shijimi i momentit ndihmon në rritjen e kapacitetit për lumturi.
“Të shijosh është një nga ushtrimet më të mira për ndërtimin e këtij muskuli të lumturisë”, thekson Weiss.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.