Duke pasur parasysh panoramën e sotme të paqëndrueshme të biznesit global, një numër në rritje i CEO-ve po kupton që organizatat e tyre kanë nevojë për transformime.
Megjithatë, hulumtimet tregojnë se kompanitë po luftojnë me mënyrën se si t’i qasen transformimit, pasi 70% e inciativës së transformimit të koorporatave dështojnë. Udhëheqësit e dinë se kanë nevojë për një qasje të re, por nuk e dinë saktësisht se çfarë duhet të përfshijë.
Një arsye e zakonshme për këtë dështim, thotë Jim Hemerling nga Boston Counsulting Group, është se liderët i janë qasur transformimit si një e tërë. “Ata mobilizuan njerëzit rreth ndryshimit”, thotë ai, “por kur u përmbush, të gjithë rifilluan biznesin si zakonisht”.
Për të konkurruar dhe fituar në një mjedis biznesi që zhvillohet me shpejtësi, kjo qasje nuk do të mjaftojë”. Kompanitë duhet të bëhen të afta në ndjekjen e transformimeve të shumta- në mënyrë të vazhdueshme”, thotë Hemerling. Me fjalë të tjera, transformimi “gjithmonë i ndezur”, duhet të bëhet pjesë integrale e modeleve të tyre të funksionimit.
Si mundet që kompanitë të ndjekin nismat për ndryshime të vazhdueshme?
1.Zgjero “kokën” e organizatës duke rivendosur ambiciet.
Me ndryshimin e objektivit të iniciativave dhe shpesh mbivendosjen me njëra-tjetrën, kompanitë dhe udhëheqësit duhet të ripozicionojnë objektivat e tyre.
Ambicja e organizatave të tyre është “koka” e transformimit. Krijoni një vizion të gjendjes së ardhshme të kompanisë suaj dhe artikuloni një kuptim të gjerë, gjithëpërfshirës të vendit ku po shkoni për një kohë të gjatë. Zhvilloni një portofol dinamik të inciativave të transformimit, harmonizoni ekipin drejtues dhe përcillni një ide të fuqishme për ndryshim.
Lexo: Huawei Connect 2020: E ardhmja e TIK drejt unitetit të pesë fushave teknologjike
Në përcaktimin e një programi me ndryshime të vazhdueshme, udhëheqësit duhet të artikulojnë përparësi të qarta bazuar në nevojat unike të ndërmarrjes së tyre, duke vendosur se çfarë do të adresojë tani kompania dhe çfarë mund të presë për më vonë. Këto përparësi duhet të dalin nga një analizë e bërë nga aftësitë aktuale të kompanisë.
- Bëni “zemrën” fokusin tuaj qendror.
Për të patur sukses me transfomimin, kompanitë duhet të ndjekin “zemrën” duke ndjekur qëllimin, kulturën, ndjeshmërinë dhe udhëheqjen. Për fat të keq, hulumtimi i BCG ka zbuluar se shumica e kompanive nuk janë të fokusuara me zemër. Ata kanë tentuar t’i trajtojnë njerëzit si një mjet për të arritur një qëllim kur bëhet fjalë për ndryshim- ose më keq, si një dëm kolateral.
Mos i merrni njerëzit tuaj si të mirëqenë. “Transformimet e suksesshme që kemi studiuar varen nga aftësia e udhëheqësve për t’i frymëzuar dhe fuqizuar njerëzit për ta bërë ndryshimin të vërtëtë”, thotë Hemerling”. Duke i kushtuar vëmendje zemrës, ndërmarrjet kryesore gjithashtu ndihmojnë punonjësit të shmangin lodhjen e transformimit”.
Lexo: Njeriu që shpiku shitblerjen e librave
3.Lëri “duart” të ekzekutojnë.
BCG ka kosideruar prej kohësh kultivimin e mënyrave të shpejta të punës si një tipar kryesor i transformimit organizativ. Duart e shkathëta përbëjnë transformimin, veçanërisht gjatë periudhave të paqëndrueshmërisë në rritje. “Por për të ekzekutuar transformimin e vazhdueshëm, kompanitë duhet të jenë më të shkathëta”, thotë Hemerling. Ata duhet të jenë të shkathët për të kultivuar aftësi të reja dhe për të adaptuar modele të forta qeverisjeje”.
Ndërsa kompania bëhet më e shkathët, ekipet do të pajisen për të zbuluar shpejt boshllëqet e burimeve dhe vështirësitë e tjera në procesin e transformimit më të gjerë dhe për të hartuar zgjidhje të përshtatshme.
Elementët kryesore të metodave të shkathëta, duke përfshirë ekipet ndër-funksionale dhe të bashkëvendosura, vrapime të shpejta, produkte minimale të zbatueshme, vendimarrje të fuqizuara dhe të mësuarit me cikël të shpejtë, mund të ndihmojnë ekipet të zhvillohen më shpejt për të çuar përpara përpjekjet e ndryshimit. Në përgjithësi, shkathtësia injekton një intensitet dhe shpejtësi që u mundëson kompanive të mbingarkojnë ekzekutimin e inciativave.
“Transformimi i vazhdueshëm mund të jetë rraskapitës, madje i pamundur dhe i pa këshillueshëm”, thotë Hemerling. Por, ndërmarrjet që janë të mira në këtë gjë mund të shpejtojnë në mënyrë të theksuar aftësinë e tyre për të konkurruar, për t’u rritur dhë për të fituar në vitet në vazhdim”.
BCG përshkruan sesi kompanitë kryesore si Microsoft, Nike dhe Adobe po riformatojnë qasjen e tyre ndaj transformimit- me rezultate të jashtëzakonshme.
Në fakt, Hemerling thotë se, 96% e kompanive që u studiuan dhe që përfshijnë tre elementët e transformimit, kanë arritur një përmirësim të qëndrueshëm të performancës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.