3 mënyra për të mos menduar për punën. - Business Magazine Albania

3 mënyra për të mos menduar për punën.

Pavarësisht nëse e doni punën tuaj ose e urreni atë , ndoshta mendoni për punën edhe në orët tuaja të pushimit. Kjo është e natyrshme, por ka raste kur gjë behët diccka e merzitshme.

1. Krijoni ritualet e tranzicionit.
Udhëtimi nga puna në shtëpi është një akt fizik që ju ndan nga zyra, por përpiquni të shtoni diçka mendore që shkëputje të jetë më e plotë. Ekspertët rekomandojnë “të dëgjoni ose të lexoni diçka të lehtë”. “Pyetsni anëtarët e familjes tuaj (ose miqtë ose shokët e dhomës) për ditët e tyre dhe sfidoni veten që të jeni një dëgjues i mirë. Përqendrimi te njerëzit e tjerë dhe nevojat e tyre është një mënyrë e shkëlqyer për të dalë nga koka juaj.”

2. Jepini trurit tuaj një problem tjetër për të zgjidhur.
Nëse mendja juaj është ende duke u rrotulluar pas largimit nga zyra, kanalizoni atë energji në diçka tjetër. Po pyesni nëse duhet të merrni pjesë në dasmën e kushëririt tuaj? Po përpiqeni të vendosni se çfarë ngjyre të lyeni banjën? Përdorni kohën e menjëhershme pas punës për të menduar për këtë.

Lexo:”Ora e Tokës”, thirrje për fikjen e dritave 60 minuta

3. Jepini vetes një “kohë shqetësimi”.
Kjo është ndoshta një nga këshillat më të dobishme, veçanërisht nëse jam duke menduar për një problem të vështirë. Programoni një kohë të mëvonshme për tu stresuar. Mendoni, “Unë do t’i përgjigjem atij emaili nesër në mëngjes duke pirë kafe dhe nuk do ta mendoj deri atëherë”, ose “Ai takim i tmerrshëm është caktuar për të martën, kështu që do të ndaj dy orë të hënën për t’u përgatitur (për t’u shqetësuar ) për të. Shpesh, truri juaj thjesht duhet të dijë se ka një kohë për të menduar për atë çështje – dhe tani nuk është ajo kohë.

themuse

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0