3 mënyra për të fituar besimin në vetvete - Business Magazine Albania

3 mënyra për të fituar besimin në vetvete


Shumë ngjarje në jetën tonë kërkojnë qetësi dhe vetbesim: intervistat e punës, prezantimet në publik, takime të rëndësishme, e kështu me rradhë. Fatmirësisht, ekzistojnë disa mënyra për të kaluar çdo lloj frike dhe për të rritur vetbesimin.

Ne kemi gjetur disa teknika të aprovuara shkencërisht që të ndihmojnë të besosh te vetja, në mënyrë të shpejtë!

  • Merrni pozën e një Superheroi, dhe qëndroni ashtu për 2 minuta

3-menyra-per-te-fituar-besimin-ne-vetvete-businessmag

Në fjalimin e saj të famshëm për TED i cili ka më shumë se 30 milionë shikime, Amy Cuddy, një psikologe sociale e Harvard, flet për gjuhën e trupit dhe vetbesimin. Këshilla e psikologëve është të merrni “një pozë të fuqishme” përpara çdo detyre të veçantë. Bëjeni që në mëngjes pasi zgjoheni, në ashensor, apo para pasqyrës – çdo vend është i përshatshëm.

“Poza e superheroit” është e tillë: mbajeni trupin drejtë, tërhiqni mbrapa shpatullat, ngrini pak mjekrën, dhe vendosini këmbët në të njëntën vijë mëe legenin. Ndjeni fuqinë që keni, dhe qëndroni kështu për dy minuta. Merrni frymë thellë në mënyrë ritmike. Ju gjithashtu mund të bëni dhe pozën e yllit të detiti, duke i ngritur duart lart në formë V-je. Imagjinoni sikur jeni një kampion Olimpik në një piedestal.

Eksperimentet tregojnë se njerëzit që përdorin këtë metodë arrijnë rezultate më të mira se pjesa tjetër. Gjuha jonë e trupit jo vetëm që ndikon te mënyra sesi na shohin të tjerët por edhe te mënyra sesi ne e shohim veten tonë.

  • Imagjinoni veten në të ardhmen

3-menyra-per-te-fituar-besimin-ne-vetvete-businessmag

Një vizion i qartë dhe i detajuar sesi jeta jote do të jetë në të ardhmen të ndihmon të kalosh frikën apo dështimin. Hal Hershfield, mësues i marketingut të teknologjisë në Universitetin New York, i ftoi pjesëmarrësit e studimit të tij të imagjinonin se çfarë do të ndodhte me ta pas pas 10 vitesh.

Pas kësaj, ai tregoi disa nga imazhet “e moshuara” të të anketuarëve dhe më pas propozoi që të gjithë të investonin në projekte për start up-e të ndryshme. Ata që e kishin përfytyruar veten “të moshuar” ishin më të prirur të investonin sesa pjesa tjetër.

Mesa duket kur ne shohim pamjet e të ardhmes tonë dhe i imagjinojmë ato “të gjalla”, ne përpiqemi t’i realizojmë ato sa më shpejt të jetë e mundur, duke vepruar më me vendosmëri.

  • Jini mirënjohës për gjërat që keni në jetën tuaj

3-menyra-per-te-fituar-besimin-ne-vetvete-businessmag

Kjo është një mënyrë tjetër për të parë horizonte të reja, përtej stresit të përditshëm. Një drejtuese fillestare biznesi dhe një nënë beqare, Jenn Scalia po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj pasi u pushua nga puna, u divorcua dhe e gjeti veten të zhytyr në borxhe. Për të zgjidhur problemet e saj, ajo vendosi të investonte te vetja dhe të bënte kurse online në zhvilllimin personal. E gjithë kjo e ndihmoi atë të rriste të ardhurat e projektit të biznesit të saj nga zero në gjysmë milionë dollarë.

Unë çdo ditë isha mirënjohëse. Çdo natë, unë përmendja të gjithë gjërat e mrekullueshme që më kanë ndodhur dhe kam parë në jetë. Hapi tjetër i trajnimit të vetes ishte të isha mirënjohëse për gjërat që akoma kam për të realizuar. Për shembull, në vend që të thoja, ‘Dua të kem dy klientë të rinj këtë muaj,’ unë i thoja vetes, ‘Jam shumë mirnjohëse që do të kem dy klientë të rinj së shpejti.’

Si funksionon? Shumë thjesht: ndërgjegjia jonë mund të manipulohet lehtësisht. Këto pika na ndihmojnë të besojmë te suksesi dhe ta tërheqim afër vetes këtë të fundit. Për më tepër, kur ne jemi mirënjohës për diçka, ne mendojmë pozitivisht dhe ndjejmë një valë të madhe energjie brenda nesh.

/BrightSide

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0