3 kompani po zbulojnë se sa e vështirë është të zëvendësosh plastikën

3 kompani po zbulojnë se sa e vështirë është të zëvendësosh plastikën



3 kompanitë më të mëdha në botë na tregojnë sa e vështirë është që ato të zëvëndësojnë plastikën. Reagimi kundër plastikës bëri jehonë vitet e fundit dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse. Mediat sociale janë të mbushura me imazhe të krijesave të detit që vdesin të ngatërruar në mbetje plastike dhe shumë komuna po miratojnë ndalimet kundër çantave dhe shisheve. kjo po ndodh edhe në Shqipëri së fundi, Ne jemi të qartë për rreziqet e plastikës me përdorim të vetëm.

Bioplastika shihet si mundësi më miqësore në raportin tonë me mjedisin, por para se të shkoni të kërkoni bioplastikë për shtëpinë ose biznesin tuaj, kini kujdes. Pretendimet për përfitimet nga bioplastika shpesh nuk janë të sakta.

Lexo: Cili është produkti më i mirë i të gjitha kohërave i IKEA-s?

Sipas raportit të fundit nga Wall Street Journal dhe Ars Technica, disa nga kompanitë më të mëdha në botë si Ikea, Lego dhe Coca-Cola kanë qenë në kërkim për alternativa zëvëndësuese të plastikës, me të vërtetë miqësore me mjedisin.

Bioplastika ende ka një rrugë të gjatë për të bërë:

Gjëja e parë që duhet të dini rreth bioplastikës është se termi ende nuk është përcaktuar saktë dhe në thelb askush nuk mund të pajtohet për atë që llogaritet si bioplastike. “Bioplastika është në thelb gjithçka që njerëzit pëlqejnë ta quajnë bioplastikë”, i tha Troy Farah i Ars Technica Frederik Wurm, një kimist në Institutin Max Planck për Kërkimet Polimer. Ajo që shumica e njerëzve shpresojnë është një plastikë e bërë nga materiale natyrore, që shpërbëhet kur e hidhni normalisht dhe që gjeneron më pak ndotje nga prodhimi i saj.

Por, siç raporton Farah, shumica e bioplastikave aktuale nuk e arrijnë këtë. Ose ato janë po aq ndotëse të prodhohen, pasi nuk shpërbëhen përveçse në kushte shumë specifike industriale, ose janë shumë të shtrenjta për t’u tregtuar.

Kompanitë po përpiqen të ulin përdorimin e plastikës

Për konsumatorët duhet të bëni kujdes në lidhje me çdo gjë që tregtohet si plastikë “bio”. Para blerjes, shikoni nëse plastika mund të eliminohet krejtësisht. “Një ndryshim kulturor rreth konsumit është më i rëndësishëm sesa gjetja e plastikave alternative. “Konsumimi i pakët i plastikës duhet të jetë në fokus”, shkruan Farah.

Ndërkohë, kompanitë që kërkojnë të kënaqin klientët me ndjeshmëri ndaj ambientit, përballen me sfida serioze. Drejtues në fushën mjedisore i krahasojnë përpjekjet për gjetjen e plastikës me bazë bimore me zbarkimin e hënës. “Kur Kennedy tha se dëshironte të dërgonte një njeri në Hënë, shumë teknologji dhe kërkesa nuk ekzistonin. Ne duhet të dalim jashtë dhe ta ndërtojmë atë,” i tha drejtori i lartë i mjedisit të Lego, Tim Guy Brooks.

“IKEA gjithashtu po përpiqet të sjellë risi. Por deri më tani, produkti i vetëm plastik i tij me bazë bimore është një qese frigoriferike”, raporton në të njëjtin artikull. Coca Cola u tërhoq për shkak të vështirësisë nga objektivi për të përfshirë plastikën me bazë bimore në të gjitha shishet, deri në vitin 2020. Është e qartë që ne kemi një rrugë të gjatë për të gjetur alternativa më të gjelbërta.

“Ndërsa kërkesa e konsumatorit rritet, çmimet bien dhe shfaqen teknologji të reja. Bioplastika, pavarësisht termit, ka të ngjarë të bëhet më e përhapur”, përfundon Farah. Ne gjithashtu mund të gjejmë mënyra për të zvogëluar ambalazhimin. Siç vlerësohet edhe nga Financial Times, startup-et dhe dizajnerët nuk janë duke punuar për këtë problem.

Lexo: Coca-Cola cilësohet për të dytin vit radhazi, marka që krijon më shumë ndotje sipas një auditimi global

Burimi: Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0