3 këshilla për të lexuar më shumë libra se më parë - Business Magazine Albania

3 këshilla për të lexuar më shumë libra se më parë


Nuk është lajm që leximi i librave do t’ju bëjë më të mprehtë. Në thelb, çdo ikonë e biznesit për të cilët lexoni në BusinessMag, është një lexues i madh. Për arsye se “lexoni më shumë” është një këshillë e zakonshme, në këtë artikull po ju sjellim disa strategji se si të përshpejtoni leximin tuaj.

Lexoni: Pse leximi i librave duhet të jetë prioriteti juaj, sipas shkencë

  1. Bëhuni më pak të varur nga smartfoni juaj

Është e qartë se në botën dixhitalë ku po jetojmë nuk mund ta shmangim përdorimin e pajisjeve teknologjike dhe aq më tepër të smartfonit tonë. Aq sa jemi bërë të varur nga ai dhe e përdorim gjatë gjithë kohës. Por ju për ta shmangur këtë mund të përdorni disa mënyra të thjeshta. Së pari largoni nga home screen-i çdo aplikacion në mënyrë që kur ta hapni smartfonin tuaj të jetë bosh. Vendoseni smartfonin tuaj larg nga dhoma e gjumit kur e karikoni në mënyrë që të mos jetë gjëja e parë që hapni në mëngjes apo gjëja e fundit që hiqni nga dora në darkë. Nëse e keni smartfonin tuaj në dhomë ndërsa flini, aktivizoni funksionalitetin “Do Not Disturb”, në mënyrë që automatikisht të bllokoni çdo thirrje pas orë 7 pasdite.

  1. Organizoni librat tuaj me sistemin dhjetor Dewey

E mbani mend që në shkollën fillore, disa bibliotekarë ju kanë shpjeguar se librat jo-fiction organizohen nga subjekti sipas sistemit dhjetor Dewey? Një kujtim i paqartë mbase është depozituar në trurin tuaj. Ka ardhur koha ta përdorni për të organizuar bibliotekën tuaj dhe do të përfundoni duke lexuar më shumë libra.
Kjo mënyrë përveç se ju ndihmon në organizimin e librave, ju mund t’i gjeni ato më shpejt dhe të lexoni më shumë dhe t’i kuptoni ato që lexoni. Bill Gates dhe Elon Musk janë gjithashtu përkrahësit e mëdhenj për t’u siguruar që ju të kuptoni se si ajo që lexoni përshtatet me njohuritë tuaja ekzistuese.

E gjitha që duhet të ndiqni është një referencë që mund ta gjeni në internet për t’ju dhënë numrat dhjetorë Dewey të librave tuaj, një laps për t’i shënuar ato në çdo libër që nuk i ka dhe një aplikacion për të parë se çfarë nënkuptojnë numrat, nëse do të jeni kuriozë për ta ditur në të ardhmen.

Lexoni: Para se të bëni punësimin e parë lexoni këto 3 libra

  1. Zgjidhni librin tuaj të ardhshëm nëpërmjet podcast-it ose “BookTube”

Shumica prej nesh marrin ide për librat nga miqtë, algoritmat, ose libraritë e shfletimit. Por të gjitha ato kufizojnë rastësinë duke u bazuar në sugjerime mbi atë që ju pëlqen tashmë ose nga ato që pëlqejnë shumica. Dhe kur bie fjala për kreativitetin dhe frymëzimin, e çuditshmja është gjë e mirë.

Për të qenë në rrugën e duhur ju sugjerojmë podcast-in dhe “BookTubers”. Për podcast-et ju rekomandojmë “What Should I Read Next?” nga Modern Mrs. Darcy dhe “Get Booked” nga Amanda Nelson në BookRiot. Sa për BookTube, disa kanale sa për nisje janë “Ariel Bissett” dhe “polandbananasBOOKS”. (Për sugjerime të çuditshme mund të vizitoni site ‘Five Books’)

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0