3 hobi të thjeshta që të bëjnë më të zgjuar - Business Magazine Albania

3 hobi të thjeshta që të bëjnë më të zgjuar


Këto janë disa hobe që iu bëjnë më të zgjuar:

1. Të shkruash

Të shkruash, përveçse të lexosh është një ndër hobit që nxit zhvillimin tuaj personal.

Çdo faqe, artikull apo libër i lexuar të jep një informacion shtesë të vlefshëm. Por në këtë mënyrë ti vetëm konsumon.

Ndërkohë që, të shkruash kërkon kreativitet, këmbëngulje dhe përkushtim. Kjo e vë trurin tënd në punë.

Duke shkruajtur ti mendon, zhvillon dhe krijon. Nuk është konsum. Është krijim.

2. Stërvitja

Në pamje të parë nuk duket sikur ushtrimet fizike kanë ndonjë lidhje me zgjuarsinë. Gjithsesi, përveç efektit të drejtëpërdrejtë që kanë në trupin tuaj, ushtrimet fizike ndikojnë pozitivisht edhe në kreativitetin, gjendjen emocionale dhe vetbesimin tuaj.

Palestra mund të quhet një tempull ku ti mund të çlirosh trurin nga mendimet e shumta dhe të fillosh të stërvitesh. Ushtrimet fizike mund të ndihmojnë të largosh vëmendjen nga shqetësimet e vogla dhe të përqëndrohesh në qëllimet e tua kryesore.

Çdo përsëritje e ushtrimeve ju do të largoni të gjitha mendimet negative ndërkohë që truri do te furnizohet me energji të pastër dhe pozitive.

3. Fiksimet

Duket e çuditshme të quash fiksimet një hobi. Por pavarsisht kësaj ato të bëjnë me të vërtetë më të zgjuar.

Që në momentin që fiksohesh me një ide, konceptin që ti do të realizosh, ti je i gatshëm të bësh çfarëdolloj gjëje për ta arritur – për të realizuar këtë ide.

Dedikimi dhe përkushtimi të bëjnë ty të jesh i fokusuar dhe i përqëndruar gjatë gjithë kohës. Kjo formë të ndihmon të zgjedhësh aftësi të reja dhe të përvetësosh dije në mënyrë të shpejt. Ti lexon, dëgjon dhe investon gjatë gjithë kohës për t’i bërë gjërat sa më mirë. Ti mund të përkushtohesh shumë duke mësuar vazhdimisht deri në momentin që projekti të realizohet.

E pas kësaj ti duhet të gjesh një pasion të ri dhe të fillosh udhëtimin tënd përsëri.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0