3 frazat që shefat përdorin kur duan t’ju pushojnë nga puna - Business Magazine Albania

3 frazat që shefat përdorin kur duan t’ju pushojnë nga puna

~4 minuta lexim


Të pushohesh nga puna mund të jetë një nga gjërat më të vështira me të cilat përballesh në jetë.

Nëse menaxheri juaj përdor një nga tre frazat në vijim, mund të jetë gati duke marrë vendimin që t’ju pushojë.

  1. “A mund ta bësh këtë me shkrim?”

Duke u kërkuar që ju të bëni diçka me shkrim mund të jetë një shenjë që shefi juaj po grumbullon të gjitha materialet e nevojshme që të justifikojë qëllimin e pushimit tuaj.

Lexoni: Kur është momenti i duhur për t’u larguar nga puna?

Në momentin që një shef ju kërkon të dokumentoni diçka, ai është duke mbushur dosjen tuaj për të lehtësuar procesin e pushimit.

  1. “Mendoj se duhet të sjellim menaxheren e burimeve njerëzore këtu.”

Nëse prezenca e një përfaqësuesi të burimeve njerëzore kërkohet të merret në tavolinë ju duhet të jeni “shumë të frikësuar” rreth qëndrimit tuaj brenda kompanisë.

Në minutën që thirret përfaqësuesi i burimeve njerëzore në dhomë kuptoni që mund të jeni duke filluar negociatat drejt një pushimi të mundshëm nga puna.

  1. “Ju nuk jeni një përshtatje e mirë.”

Kompanitë sot po kërkojnë më shumë se vetëm persona të talentuar që mund të kryejnë punën. Ata janë gjithashtu në kërkim të punonjësve që mund të përshtaten mirë me misionin, kulturën dhe vlerat e një organizate. Kjo është arsyeja pse çdo bisedë që ka lidhje me aftësitë tuaja brenda një kompanie duhet të trajtohet si një shenjë paralajmërimi që shefi juaj nuk po ju pëlqen.

Në të vërtetë “mungesa e përshtatjes” mund të jetë një mënyrë tjetër për të thënë, “po shkakton shumë fërkime këtu”, ose më qartë, “njerëzit thjesht nuk pëlqejnë të punojnë me ju”.

Shumë menaxherë përdorin mungesën e përshtatjes si ilaçin magjik për shkarkimin nga puna, pasi nuk mund të debatohet në lidhje me këtë gjë. Gjithçka varet nga syri i shikuesit dhe nëse ai shikues është shefi juaj, ju jeni pa fat.

Lexoni: Para se të merrni vendimin e pushimit nga puna të punonjësve tuaj, kini parasysh këto këshilla

Nëse duket sikur këto po ju inkurajojnë të bëheni paranojakë në punën tuaj, kujtoni fjalët e themeluesit të Intel dhe ish-drejtorit ekzekutiv Andy Grove: “Vetëm paranojaku mbijeton”.

E vërteta është se pushimi nga puna në jetën reale nuk është i njëjtë si në TV. Në jetën reale gjithçka është më e qetë dhe ju thjesht duhet ta dëgjoni atë.

burimi: cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0